Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari

0 have signed. Let’s get to 100!


PETICION DREJTUAR QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari
Kontributi dhe flijimi i Familjes Jashari paraqesin shembull të paprecedentë në historinë botërore se çfarë sakrifice tej-njerëzore mund të bëj një familje për hir të të drejtës më themelore dhe vlerës më të rëndësishme njerëzore: LIRISË.
Kështu, vepra e Familjes Jashari, përveç kombëtare, është edhe vlerë, pasuri e trashëgimi kulturore e historike universale. Dëshmi fizike e simbolikë përfaqësuese e kësaj vepre është Kompleksi i Familjes Jashari, i cili pa mbrojtjen e përkujdesjen e duhur, i lënë në mëshirën e kushteve atmosferike, rrezikon të dëmtohet pariparueshëm apo të rrënohet i tëri. Ndërtesat e këtij Kompleksi nuk janë thjesht objekte, ato janë mesazh për të tashmen e të ardhmen, për ne e për gjithë botën, se e drejta për liri e një populli reziston e triumfon përballë çfarëdo force pushtuese e sunduese.
Nisur nga këto, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka detyrim njerëzor, moral, kombëtar, shtetëror e ligjor që ta ruaj këtë trashëgimi kulturore e historike, kombëtare e universale.
Prandaj, përmes nënshkrimit të këtij peticioni, i drejtohem Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit të Familjes Jashari nga rreziqet aktuale, në ndërkohë që harton projektin për konservimin dhe mbrojtjen e duhur afatgjate të këtij institucioni.
#TaRuajmëHistorinë
#TaShpëtojmëKompleksinEFamiljesJashari



Today: Lirim is counting on you

Lirim Gela needs your help with “Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari: Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari”. Join Lirim and 60 supporters today.