JO SHAMI FETARE ISLAME NE SHKOLLAT E KOSOVES!

JO SHAMI FETARE ISLAME NE SHKOLLAT E KOSOVES!
Why this petition matters
Kush deshiron te ndryshoje identitetin e femres shqiptare???
Çështja e shamisë së zezë apo e ndonjë ngjyre që nuk është aksesor i traditës sonë është shami politike, prandaj duhet trajtuar politikisht.
Askush të mos përpiqet të na quajë islamofobë, sepse kjo është shkelje e të drejtave.
Ne kemi qenë islamikë prej shekujsh, kemi kultivuar fenë islame bashkë me fetë e krishtera shqiptare, në harmoni se jemi model për botën demokratike.
Gjyshet dhe nënat tona që mbanin mbulesë ose përdornin veshjen kombëtare të asnjë krahine, nuk u dalluan për nga feja, por kombi ynë bëri një luftë të madhe për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për t'i hequr mbulesën nga sytë gruas, për t'i mundësuar asaj ta udhëheqim botën ndryshe, për të edukuar dhe emancipuar, për të përgatitur kombin tonë për t'u bashkuar me Perëndimin, dhe ne e arritëm këtë.
Vetëm atëherë kur gruaja shqiptare u shkollua, arritëm të fitojmë lirinë që gëzojmë sot.
Çfarë po ndodh sot me fëmijët tanë, vajzat tona?
Kush po i trafikon?
Qoftë në luftëra, shpëlarje truri apo projekte të financuara për të ndryshuar identitetin e vajzave, nënës shqiptare?
Kush qëndron pas kësaj maskarade?
Kosova nuk e ka bërë rastësisht kushtetutën që kemi sot.
Sepse ne i kemi parashikuar këto sulme të cilat i kemi tani për të zhbërë identitetin tonë.
Kryeministër ke flirtuar me të tillë për të marrë votën tënde, sot duhet të mbrosh kushtetutën se je betuar. Mjaft me kalkulime elektorale dhe populiste, lërini këto tema dhe kthehuni në vend, shikoni ekonominë dhe mirëqenien e këtij populli.
Ky popull po vuan për bukë e për punë, nuk po vuan për pengesa të shtirura siç është shakaja e shallit.
Të dashura vajza të kombit tim, nëse mendoni se do ta respektoni më shumë Zotin duke u mbuluar, keni të drejtë.
Por nuk është e drejtë që ju apo dikush tjetër të vishni uniformat dhe mbulesat e kulturave dhe traditave të kombeve të tjera.
Kultura dhe tradita shqiptare ka qindra lloje të veshjeve dhe mbulesave shqiptare, përdorni ato.
Me velinë shqip, lutuni shqip se Zoti e di edhe gjuhën tonë të bukur e të pastër.