Petitioning Sr-Iran@ohchr.org  and 1 other

Sillni para drejtësisë organizatorët dhe autorët e masakrës në vitin 1988 në Iran

0

0 have signed. Let’s get to 100.

Shkëlqesisë së tij Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Sillni para drejtësisë organizatorët dhe autorët e masakrës në vitin 1988 të 30,000 të burgosurve politikë në Iran.

Masakra e vitit 1988 e 30,000 të burgosurve politikë në Iran   konsiderohet si masakra më e tmerrshme e të burgosurve politikë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shumica e të ekzekutuarve ishin të rinj të burgosur për pjesëmarrje në demonstrata paqësore, ose për arsye se lexonin literaturë politike. Shumë prej tyre kishin përfunduar së vuajturi dënimet e tyre.

Të burgosurit u varën në grupe të mëdha  dhe më pas u varrosën në varre masive. Komisionet e vdekjes dërguan të burgosurit në trekëmbësh pas një pyetjeje të shkurtër dhe përgjigjeje.

Në raportin e Amnesty International të 2 nëntorit 2007 thuhet, se "mes 27 korrikut 1988 dhe fundit të atij viti, mijëra të burgosur politikë [në Iran], përfshirë edhe të burgosurit e ndërgjegjes, u ekzekutuan në burgje në mbarë vendin.

Organizatorët dhe autorët e kësaj masakre, kanë mbajtur postet më të larta qeveritare, politike dhe të inteligjencës që nga fillimi i sundimit të mullahëve. Ata jo vetëm që mbrojnë krimet e tyre kundër njerëzimit, por vazhdojnë me ekzekutime dhe masakra të tilla.

Ne, të nënshkruarit, ju bëjmë thirrje që të veproni përmes Raportuesit Special të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Këshillin për të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe të inicioni një komision të pavarur, për të hetuar plotësisht këtë masakër dhe për të përpiluar dokumentet e nevojshme për të, si dhe emrat e autorëve dhe rolet e tyre, me qëllim për të mbështetur drejtësinë.

This petition will be delivered to:
  • Sr-Iran@ohchr.org
  • sgcentral@un.org

    This petition starter stood up and took action. Will you do the same?


    Today: Arash is counting on you

    Arash Aria needs your help with “Sr-Iran@ohchr.org: Sillni para drejtësisë organizatorët dhe autorët e masakrës në vitin 1988 në Iran”. Join Arash and 1 supporter today.