Peticion për rikthimin në detyrën e saj prorektoren e shkarkuar Teuta Pustina

0 have signed. Let’s get to 1,000!


Shumë shqetësuese janë ngacmimet seksuale në UP. Ky fenomen ka kaluar në pasiguri për femrat. Akterët e ngacmimeve seksuale duhet të ndëshkohen nga autoritetet e rendit dhe ligjit.


Sot rektorati i Universitetit të Prishtinës vendosi ta shkarkojë nga detyra prorektoren Teuta Pustina, pas fjalës së saj publike se femrat duhet t’i përmbahen kodit të veshjes, të mos vishen në mënyrë provokative në fakultet.


Ne konsiderojmë se prorektorja nuk ka ofenduar gjininë femërore, ajo ka të drejtë të flas atë që e mendon, këtë ia garanton liria e shprehjes, vlerë demokratike dhe e shoqërive të emancipuara.


Disa feministe radikale paraqitën deklaratën e saj si urdhër, ajo dha sugjerim. Këto botëkuptime ideologjike plasuan mendimet e tyre kinse prorektorja paska imponuar kodin e veshjes.


Veshjet provokative nuk janë e vetmja arsye pse ndodhin ngacmimet seksuale, ka arsye tjera më të theksuara si mendësia primitive. Por, sugjerimi për kod të veshjes duke përfunduar me shkarkim është e papranueshme.


Universiteti i Prishtinës nuk duhet të jetë qerdhe e ideologjive dogmatike. UP duhet të fokusohet tek mendimi kritik dhe vlerat shoqërore si diversiteti e pluralizmi.


Nëse jeni kundër sharkimit të prorektores dhe rrjedhimisht pro rikthimit të saj në atë detyrë të cilën e humbi nga një fjalë goje, nënshkruani këtë peticion.



Today: Sefer is counting on you

Sefer Zogaj needs your help with “Shoqërisë kosovare : Peticion për rikthimin në detyrën e saj prorektoren e shkarkuar Teuta Pustina”. Join Sefer and 984 supporters today.