Vendimi im për shëndetin tim!

Vendimi im për shëndetin tim!

Në Republikën e Kosovës të drejtat dhe liritë e njeriut të janë të garantuara me ligjet vendore, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera vendore si dhe konventat ndërkombëtare.
E drejta e çdo individi apo qytetari në Republikën e Kosovës është që të ketë mundësi që të vendosë personalisht për integritetin e tij fizik e psikik.
Nga paralajmërimet e institucionet vendore lokale dhe qendrore kanë filluar që të bëjnë trysni dhe në disa raste edhe të urdhërojnë për mundësinë e vaksinimit të obligueshëm të kategorive të caktuara qytetarësh në Kosovë, në arsim, shëndetësi, gastronomi dhe qytetarëve të rëndomtë.
Shqetësuese është fakti që sektori i arsimit po përballet me presion dhe imponim duke u paralajmëruar herë pas here se se në rast se nuk do të përgjigjen ftesës për vaksinim, do të ndëshkohen duke mos u lejuar qasja e stafit të pavaksinuar në objekte shkollore, personelit shëndetësor në objekte shëndetësore, ndalimin e qytetarëve tjerë të pavaksinuar nëpër objekte publike si qendra tregtare, objekte hoteliere, takime e tubime sociale, kulturore, sportive, muzikore, etj.
Andaj duke pasur parasyshē ligjet nē fuqi si,
1. Kushtetuta e Kosovës - Neni 26:
“Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”,
2. Ligjin Nr. 05/L -021 - Për mbrojtjen nga diskriminimi - Neni 2:
”Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës,…”,
Neni 3:
”Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilës do nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji”.
3. Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 - Nenin 5:
”Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi”.
Aktet normative ndërkombëtare të aplikueshme në vendin tonë:
1. Rezoluta e Këshillit të Evropës nr. 2631 të datës 26 janar 2021:
7.3.1. "...të sigurojnë qytetarët që t’i informojnë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe askush nuk duhet të vihet nën presioni politik, shoqëror apo presion tjetër për t’u vaksinuar, në rast se ata nuk dëshirojnë të vaksinohen;..."
7.3.2. "...të sigurojnë që askush nuk duhet të diskriminohet sepse nuk është vaksinuar për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore, apo që vet nuk dëshiron të vaksinohet...”.
2. Kodi i Nyrnbergut:
“Pëlqimi i subjektit njerëzor është absolutisht i nevojshëm. Kjo do të thotë që individi i cili kyçet në eksperiment duhet të ketë zotësinë juridike që të jep pëlqimin, kërkesa duhet të jetë e arsyetuar që individi të mund të shfrytëzojë mundësin e lirë të zgjedhjes së tij, pa intervenim të çfarëdo elementi të forcës, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forcës së tepruar apo formës tjetër të kufizimit apo dhunës, dhe do të do duhet të ketë dije të mjaftueshme dhe mirëkuptim të elementeve të lëndës në fjalë e cila do t'ia mundësonte atij sjelljen e vendimit të qartë dhe të kuptueshëm. Ky element i fundit kërkon që para pranimit dhe marrjes së vendimit pozitiv, subjektit eksperimental duhet t’i komunikohet natyra, afati dhe qëllimi i eksperimentit, metodat dhe pajisjet me të cilin do të kryhen, të gjitha shqetësimet dhe rreziqet të cilët mund të lajmërohen, efektet anësore për shëndetin e tij që mund të paraqiten gjatë eksperimentit”.
Marrur parasyshë se të gjitha vaksinat me teknologjinë mRNA janë në fazën testuese deri në vitin 2023 dhe si të tilla jepen duke u thirrur në situatën emergjente, vlerësojmë se vendimi për marrjen e vaksinës dhe kufizimet tjera duhet të lihen si vendim individual i secilit person veçe veç pa masa represive dhe detyrime nga institucionet vendore sepse institucionin në fjalë pastaj bie ndesh me ligjet e lartpërmendura.