Një Lutje Kundër Padrejtësisë

Një Lutje Kundër Padrejtësisë

0 have signed. Let’s get to 7,500!
At 7,500 signatures, this petition is more likely to get a reaction from the decision maker!
Vehap Kola started this petition to Qytetarëve të Shqipërisë

Sot, më 8 Dhjetor një polic i shtetit ekzekutoi me dy plumba në kokë dhe në shpatull të riun Klodian Rasha, 25 vjeç.

Edhe pse bëhej fjalë për jetën e një qytetari, të cilës në mënyrë të qartë i kishte dhënë fund një polic, Prokuroria dhe Policia nuk e arrestuan autorin për gati 12 orë.

Në një vend normal, ku jeta e qytetarit mbrohet me ligj dhe ku policia nuk mund të qëllojë mbi civilët, polici që qëlloi mbi Klodianin do të ishte arrestuar në vend dhe nuk do të ishte pritur kaq gjatë.

Kjo nuk është hera e parë kur institucionet shtetërore dështojnë të mbrojnë jetën e qytetarëve dhe të vënë përpara drejtësisë shkaktarët e humbjes së jetëve.

Mbyllja pa procedim penal e hetimeve për vdekjen e Ardit Gjoklajt në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, moshetimi i vdekjes së qytetarit Lutfi Çekiri të cilit iu refuzua trajtimi në spital për disa javë rresht dhe shumë episode të ngjashme na shtyjnë të mos kemi aspak besim se edhe kësaj here e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të vihet në vend nga organet e drejtësisë.

Prandaj, të gjendur në këtë situatë të dëshpëruar, pa asnjë instrument ligjor funksional për të ushtruar trysni mbi organet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë, ju ftojmë që secili në mënyrën e tij të bëjë një lutje kundër atyre që bëjnë padrejtësi ndaj njerëzve dhe atyre që i mbulojnë këto padrejtësi.

0 have signed. Let’s get to 7,500!
At 7,500 signatures, this petition is more likely to get a reaction from the decision maker!