Të largohet Mentor Shala nga RTK

0 have signed. Let’s get to 5,000!


Peticion qytetar për largimin e z. Mentor Shala nga Radio Televizionit Publik i Kosovës (RTK)

Përmes këtij peticioni qytetar kërkohet largimi i menjëhershëm i z. Mentor Shala, drejtor i portalit rtklive.com, nga Radio Televizioni i Kosovës.

Përkundër faktit që RTK-ja është transmetues publik, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike apo partiake, z. Mentor Shala edhe përgjatë viteve kur ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, në disa raste ka shfaqur hapur njëanshmëri politike, madje duke ofenduar subjekte të tjera. I njëjti ka përdorur gjuhë ofenduese edhe ndaj kolegëve të tij. Këto veprime të tij i ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Shkelja e ligjit dhe ofendimi i radhës së qytetarëve të Kosovës nga z. Mentor Shala erdhi mbrëmë pak para mesnatës, pasi që u bë i qartë epilogu i zgjedhjeve parlamentare. Në një postim në Facebook, të cilin e fshiu më pas, z. Mentor Shala i kishte etiketuar qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kishin votuar subjektet opozitare si anti-perëndimorë e pro-rusë, duke shkruar se këta qytetarë të Kosovës “ia çuan gishtin e mesëm Perëndimit (SHBA-së).

Përveç kërkesës për largimin e z. Mentor Shala nga RTK-ja, kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i hetojnë pretendimet se z. Mentor Shala ka bërë keqpërdorime të shumta financiare dhe keqpërdorime të tjera gjatë gjithë kohës sa ishte në pozitë drejtuese të RTK-së

Z. Mentor Shala është mbase aktori kryesor brenda RTK-së i cili për vite të tëra me vetëdije ka punuar për shkatërrimin e transmetuesit publik.