Petitioning Bashkësia Islame e Kosovës and 2 others

Ndërtimi i Xhamisë Qëndrore sipas ligjit dhe kritereve

1,143
Supporters

Drejtuar:
Bashkësisë Islame të Kosovës
Komunës së Prishtinës
Këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë

Data/Vendi:
14 korrik 2017, Prishtinë

Kërkesë për ndalim të procesit të dhënies së lejes për objektin fetar në lagjen Dardania sipas projektit aktual të propozuar, dhe përsëriten e procesit të përzgjedhjes së projektit fitues, duke respektuar në tërësi kriteret e konkursit dhe planin rregullues të lagjes.

Ne të poshtë shënuarit, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të procesit të ndërtimit të objektit me destinacion fetar në lagjen Dardania në Prishtinë. Objekti me destinacion fetar nuk është në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut që është e përcaktuar në planin rregullativ. Objekti poashtu nuk është në përputhje me kriteret e konkursit të publikuara për kompanitë arkitektonike që kanë aplikuar për ndërtimin e këtij projekti.

Sipas Planit Rregullues të Lagjes Dardania, të miratuar në vitin 2009, që përcakton rregullat për ndërtim dhe zhvillim të lagjes dhe parcelës ku është planifikuar objekti fetar, një projekt i ndërtuar aty duhet të jetë “në harmoni me objektet e zonës në tërësi dhe sipas destinimit të caktuar të bllokut”, sipas përshkrimit për Kushtet e Veçanta të Bllokut 8c, faqe 164 të planit (bashkangjitur me këtë letër).

Ndërkohë, sipas kritereve në “Konkursin për Ndërtimin e Xhamisë Qëndrore” që e ka përzgjedhur projektin e kontestuar, përcaktohen qartazi kriteret e përzgjedhjes. Kritere këto që janë shkelur në projektin aktual. Në faqen 53 të këtij dokumenti (të bashkangjitur me këtë letër) thuhet përveç tjerash se objekti fetar duhet të jetë “i integruar në ambientin dhe kontekstit urban të lagjes”.

Objekti i përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës ka stil arkitektonik tërësisht në kundërshim me kontekstin dhe ambientin përreth të lagjes për shkak se është projekt me stil arkitektonit të shekullit XV dhe XVI, përdersia objektet përreth i takojnë stilit modernist utilitarian të arkitekturës. Objekti poashtu nuk e përmbush kriterin e “origjinalitetit arkitektonik” të përshkruar në faqen 54 të konkursit, përderisa ndërtesa në fjalë është kopje e një ndërtese tjetër në shtet tjetër.

Kërkojmë nga Bashkësia Islame e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Institucionet Qëndrore që këto procese ti bëjnë në përputhje me planin rregullues të lagjes, me transparencë të plotë karshi qytetarëve dhe në përputhje me kriteret e paracaktuara të konkursit.

Së këndejmi, ne si nënshkrues të këtij dokumenti, nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë në këtë parcelë të Prishtinës, por jemi gjithsesi të interesuar për një proces ligjor, gjithpërfshirës dhe profesional për kryeqytetin tonë. Përderisa Prishtina është në fazë të përmirësimit të infrastrukturës së saj, në respektim të ligjeve dhe të harmonizimit të planeve dhe rregullave, kërkojmë që ato të aplikohen pa përjashtim edhe në procesin e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore në Prishtinë. Për ta facilituar këtë proces, është domosdoshmëri që të krijohen dëgjime publike të hapura me qytetarët e lagjes, me urbanistë dhe arkitektë, me përfaqësuesit komunal dhe qendror, dhe me të gjitha palët tjera që preken nga ky proces.

Prandaj kërkojmë që të përsëritet edhe njëherë procesi i përzgjedhjes së projektit fitues, duke respektuar në tërësi kriteret e konkursit dhe planin rregullues të lagjes.

Liria e besimit dhe praktikimit të fesë në vendin tonë është e drejtë e patjetërsueshme që na takojnë të gjithëve, njësoj qysh ligjet e Kosovës dhe ambienti urban i qytetit na takojnë të gjithëve njësoj. Andaj, duke mbështetur lirinë e besimit dhe asociimit, kërkojmë ndërtimin e objekteve dhe ndërtesave në përputhje me rregullat urbanistike dhe ligje të kryeqytetit dhe shtetit tonë.


Nënshkruar nga:
Agron Istrefi
Alban Muja
Alisa Maliqi
Arbër Sadiki
Ares Shporta
Argjirë Krasniqi
Bardhi Haliti
Besa Luzha
Burim Ejupi
Dafina Zherka
Dalina Berisha
Dren Maliqi
Dritëro Nikqi
Driton Pllana
Eli Gashi
Eli Krasniqi
Eliza Hoxha
Elvin Blakaj
Enver Robelli
Erblin Bucaliu
Erzë Dinarama
Faruk Ahmeti
Florent Rizvanolli
Florina Duli
Fondacioni Kosovar i Arkitektures
Gani Jakupi
Gëzim Paçarizi
Habib Mekolli
Ideal Vejsa
Ilir Gjinolli
Kastriot Musliu
Krenar Gashi
Krenar Shala
Kujtim Elezi
Linda Gusia
Luan Ibraj
Lum Mita
Lura Limani
Lyra Hadri
Mrikë Sefaj
Nita Luci
Petrit Gora
Rushit Arifi
Sadri Ramabaja
Shkelzen Maliqi
Venera Mustafa
Vigan Hoxha
Visar Arifaj
Vullnet Senaja
Yll Rugova

Konkursi origjinal
https://drive.google.com/open?id=0B_8G-h8UKHKpTHI3Qy1scVhObXc

Plani Rregullues i lagjes Dardania
https://drive.google.com/open?id=0B_8G-h8UKHKpZVNzcmlXQ3p5Smc

This petition will be delivered to:
  • Bashkësia Islame e Kosovës
  • Komuna e Prishtinës
  • Asambleistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës

    PërPrishtinën started this petition with a single signature, and now has 1,143 supporters. Start a petition today to change something you care about.




    Today: Leart is counting on you

    Leart Mullaademi needs your help with “Qytetarët e Kosovës: Ndërtimi i xhamisë sipas ligjit dhe kritereve”. Join Leart and 1,142 supporters today.