Te nise kerkimi per zbulimin e eshtrave te shqiptareve te Çamërise

0 hanno firmato. Arriviamo a 1.500.


Ne vitin 1944 u krye debimi me force i popullsise se Shqiptareve te Çamerise nga shtepite e trojet e tyre. Mbi 3000 shqiptare u vrane, masakruan e humben jeten ne krahinen e Çamerise dhe po aq te tjere humben jeten ne shtetin amë, Shqiperi nga vuajtjet dhe semundjet. 30.000 shqiptare te tjere te Çamerise u debuan me force dhe ende sot nuk gezojne pronat dhe asnje te drejte tjeter elementare per shkak te debimit. Kerkojme nderhyrjen  e autoriteteve qe te dale ne drite te diellit e verteta e te respektohen te renet civile qe humben jeten ne shtepite e tyre ne kuader te ketij spastrimi etnik.

Shteti shqiptar qe ka ndertuar varreza historike per ushtaret greke do duhet te kerkoje varreza civile dhe nje memorial per viktimat e pafajshme qe u vrane vetem pse ishin shqiptare.

I ftoj te gjithe shqiptaret te firmosin kete peticion qe te kerkojme nderimin e te pafajshmeve dhe respektimin e viktimave.