JO ZËVENDËSIMIT TË TRAUT TË KUFIRIT ME SHIRINGËN E VAKSINËS!

JO ZËVENDËSIMIT TË TRAUT TË KUFIRIT ME SHIRINGËN E VAKSINËS!
Why this petition matters

Më 26 nëntor 2021, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord për të hequr traun e kufirit, që ndan të dy vendet. Ky ishte një lajm i shumëpritur, qysh prej çlirimit të Kosovës, më 1999, për shqiptarët e dy anëve të kufirit.
Veçanërisht pas marrëveshjes për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së dhe hapjes së Rrugës së Kombit, radhët e gjata në pikat kufitare të Morinës dhe Merdares, ishin të papranueshme.
Rruga e Kombit ka shtatëfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Fluksi i turistëve nga Kosova në Shqipëri është pesëfishuar. Vetëm në sezonin e pushimeve verore, Shqipërinë e vizitojnë mbi 1.3 milion qytetarë të Kosovës. Por ndërtimi i kësaj rruge ka ndikuar pozitivisht edhe për rritjen e numrit të turistëve nga Shqipëria në Kosovë. Shkurt, Rruga e Kombit dhe zgjatimi i saj në Kosovë, Autorruga “Ibrahim Rugova” janë investimet më të mëdha dhe më domethënëse të dy qeverive për bashkimin kombëtar.
Por gëzimi i shqiptarëve për heqjen e traut të kufirit në Morinë/Merdare zgjati shumë pak. Mediat njoftuan se të martën, më 30 nëntor 2021, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’u ndalojë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës të gjithë personave të pavaksinuar, qofshin këta shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo shqiptarë me pasaporta të tjera.
Me këtë akt të paprecedent në botë, Qeveria e Kosovës ka shpallur apartejdin ndaj qytetarëve të vet dhe shqiptarëve, kudo që ata jetojnë. Statistikat zyrtare tregojnë se niveli i vaksinimit në Shqipëri është 29%, ndërsa në Kosovë 30%. Kjo do të thotë, se për Albin Kurtin dhe ministrat e tij, 7 në 10 shqiptarë, nuk janë më shqiptarë, përderisa kanë refuzuar vaksinën eksperimentale, pa garanci për dëmshpërblim në rast efektesh anësore, që nuk e ndalon përhapjen e virusit, për një sëmundje për të cilën tashmë ekzistojnë kurat.
Deri më 26 nëntor, dy qeveritë justifikoheshin se nuk e hiqnin dot traun e kufirit, sepse nuk e lejonte BE-ja, meqë Shqipëria e ka marrëveshjen për liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova jo. Por heqja e traut më 26 nëntor u bë pa kurrëfarë reagimi nga ana e BE-së, gjë që provon se alibia paska qenë e rreme. Ndërsa vendosja e kushtit për vaksinim nga ana e Qeverisë Kurti, dëshmon se “karrota” e heqjes së traut, qenka ruajtur për këtë moment: për t’u përdorur si mjet diskriminimi e apartejdi; për t’i detyruar shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës të vaksinohen. Si të mos mjaftonin masat drastike e të paarsyeshme të këtyre dy vitet e fundit, që kanë rrënuar ekonominë e të dy vendeve, tani Qeveria Kurti po synon t’i heqë Shqipërisë edhe të vetmen shpresë për rimëkëmbje ekonomike: turizmin!
Pasojat e këtij vendimi të Qeverisë Kurti janë edhe më të rënda për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk lejohen të kthehen në atdheun e tyre, nëse nuk vaksinohen! Këtë nuk e ka bërë asnjë shtet. Kjo do të thotë t’u mohosh nënshtetësinë qytetarëve të tu. Këtë shqiptarëve të Kosovës ia kanë bërë vetëm qeveritë anti-shqiptare serbe!
Për sa më lart, ne, shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës, i kërkojmë Qeverisë Kurti shfuqizimin urgjent të këtij vendimi.
Me këtë rast, i kërkojmë edhe Qeverisë Rama të heqë urgjentisht taksën e Rrugës së Kombit.
Ne kërkojmë gjithashtu, që opozitat parlamentare, në Shqipëri dhe Kosovë, të shprehen kundër këtyre praktikave dhe të zotohen se ato nuk do të zbatojnë kurrë masa si këto, që pengojnë bashkimin kombëtar.