Ndal dëbimin e banorëve të "5-Majit"!

Ndal dëbimin e banorëve të "5-Majit"!

849 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
e Drejta mbi Qytetin started this petition to Qeveria Shqiptare and

Në zonën e "5-Majit" të Tiranës po dëbohen mbi 1000 banorë për shkak të projektit të quajtur "Riverside", projekt që po aplikohet nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Tiranë.

Ndërhyrja në zonë, paçka se me vendim qeverie (Vendimi Nr. 78, datë 31.01.2020) është shpallur zonë për zhvillim, po justifikohet me anë të procesit të rindërtimit dhe prek mbi 300 familje dhe afro 30 hektarë tokë.

Procesi është karakterizuar nga mungesa e transparencës, që në fillim. Nuk ka patur diskutime publike me banorë dhe ekspertë para marrjes së vendimit. Nuk ka pasur dëgjesa publike as pasi u mor vendimi dhe u përcaktua (pa garë) fituesi për projektimin dhe ndërtimin e objekteve të reja.

Banorët filluan të "informohen" vetëm pasi u erdhi në dorë një akt-marrëveshje për shpronësim dhe dëmshpërblim, e cila është e njëanshme dhe nuk përcakton kohën as vendin e marrjes së dëmshpërblimit. Ndërkohë, për strehimin e përkohshëm, banorët nuk futen automatikisht në skemën e bonusit të qirasë, por u duhet të futen në procese aplikimi dhe miratimi nga Këshilli Bashkiak.

Banorët e kësaj lagjeje kanë disa muaj që protestojnë dhe kundërshtojnë akt-marrëveshjen, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ky peticion ka për qëllim të ftojë në solidaritet me banorët e "5-Majit" të gjithë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe problemit të tyre t'i jepet zgjidhje.

Solidarizohu!

Firmos peticionin!

849 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!