Thuaji JO Nenit 238. Lufto per Lirine e fjales.

Thuaji JO Nenit 238. Lufto per Lirine e fjales.

0 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Free Word started this petition to Qeveria e Republikes se Shqiperise and

Me date 02/12/2020 Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka depozituar pranë Komisioneve Parlamentare përkatëse draftin për Kodin e ri Penal, i cili përpos rregullimeve për krimet, përdorimin e drogës, prostitucionin etj, parashikon dënim me burg dhe për personat që përhapin në internet montazhe.

Duke cituar projektligjin "Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj."

Këto montazhe, apo siç quhen në zhargon MEME, janë një stabël kulturor i frymës se rinise globale. Nuk është fenomen që haset vetem në vendin tonë.
Ajo qe haset vetëm në vendin tonë esht ndalimi me ligj i Meme-ve të cilat fundja e fundit, janë pak më shumë se një mjet zbavitjeje, kritike apo edhe paraqitje idesh. Edhe nën ligjet më të rrepta të të drejtës së autorit, nën seksionin "Përdorim i Drejtë' (Fair Use) citohet se përdorimi i materialeve të tilla nuk është i ndaluar ne rast kritike, satire, apo komentari. Me një lëvizje te tillë, dhe një artikullim aq te lirë sic esht formuluar Neni 238, nën kategorizim të dënueshëm nga ligji bien një mori mjetesh multimediatike të shprehjes së lirë të fjales, qëllimi i te cilave mund te mos ketë qëne fare prishja e imazhit apo njollosja e imazhit të personit/entit. 
Perpos kësaj, është cënim i të drejtës së fjalës dhe mendimit të lirë, jo shum larg censures, si në diktaturat ekstreme, nga të cilat duhet të kishim mësuar të mos biem më në ato gracka. Të mos i lihet rrugë as shteg lindjes së një diktature të re. 

Në mungesen e instrumenteve për implementimin e nenit dhe për ekzekutimin e drejtë dhe të paanshem të nenit, dhe duke konsideruar edhe ndryshimet e reja në kodin penal per "Fake News" jane dënime që do shpërndahen në lidhje me fyerjet dhe akuzat pa baza ndaj klasës politike nga mediat por dhe individët. Si i tillë i shërben vetëm fryrjes së censurës ose vetëcensures dhe frikës per të përdorur lirinë e fjalës. Me anë të këtij peticioni, i bëhet thirrje autoriteteve përkatese që ky draft të rrëzohet në mënyre urgjente. 

0 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!