Nderhyrje urgjente pert te shpetuar katastrofen ne qeverisjen e pylltarise shqiptare.

Nderhyrje urgjente pert te shpetuar katastrofen ne qeverisjen e pylltarise shqiptare.

PETICION I PYLLTAREVE TE SHQIPERISE
Të shqetësuar pa kufi shpirtërisht, moralisht e profesionalisht mbi gjëndjen e sotme të pasurisë pyjore, dhe në trajtimit e specialistëve të sherbinit pyjor në shkallë kombëtare e ndjejmë për detyrë atdhetare e profesionale të ngremë zerin e protestës sone në Qeverin, Parlamentin e Presidencën shqiptare me ane të këtijë PETICIONI duke kërkuar me këmbëngulje realizimin e këtyre kushteve. Të gjitha këto janë të domosdoshme për njohjen e realitetit të pyjeve shqiptare, të vleresimit e trajtimit të specialistëve të pyjeve dhe ndërtimin e politikave të qarta, të qëndrueshme, reale, bashkëkohore e në përputhje me ligjësitë e ekonomise së tregut dhe sigurisht sipas kushteve te ekonomisë sonë kombëtare në përgjithësi dhe asaj pyjore në veçanti.
Mozaiku i kërkesave paraqitet si më posht:
1- Të anullohet vendimi i 21 Shkurtit 2014 mbi shkrirjen e NDERMARRJEVE PYJORE DHE TË MJEDISIT.
2- Organizimi i qeverisjes efektive të pasurisë pyjore të kryhet sipas kësaj strukture vertikale e horizontale:
a) Të krijohet Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve Kullotave dhe Ujrave, e veçantë ose e varur nga, Ministria e Bujqësisë apo nga një zv. Kryeministër. Me nje strukture horzontale ose të brendshme, sipas modelit Italian, Gjerman ose Francez etj.
b) Të rikonsturohen ndërmarrjet e pyjeve dhe kullotave, në shkallë rajonale e lokale, por ato të vendosen atje ku janë sipërfaqet më të mëdha pyjore, dhe jo e kundërta.
c) Numri i inxhinierëve dhe teknikeve të pyjeve të përcaktohet në baze të siperfaqeve pyjore dhe veprimtarive të tjera sipas disiplinave të shkencës pyjore, drejtimeve të vjeles së prodhimeve të pyjeve dhe mbrojtjes e shtimit të siperfaqeve të tyre, kullosore etj.
d) Veprimtaria e tyre duhet të përqëndrohet e organizohet në :
1-Punimet e ndryshme silvoteknike në pyjet e moshave të reja, pastrime, rrallime, ripërtritje me farë etj
2- Kryerja e pyllëzimeve, në baze të projekteve me fidana pyjor prodhuar nga fidanishtet e tyre ose ato private. Kështu të funksionoi mbjellja e bimeve medicinale, vjelja e tyre dhe tregëtimi.
3- Formimi i brigadave pyjore ku të kryejn të gjitha punimet, e theksuara më sipër por edhe sistemime malore, rritjen e bletëve, krimbit të mëndafshit, kujdesja për ruajtjen e shtimin e kafshëve të egra etj.etj.
4- Të vihen rregullore të brendshme por edhe të ligjerohet, kualifikimi, kategorizimi me kalimin e kohes i specialistëve te pyjeve që punojnë nga qendra në bazë.
3—Rishikimi i ligjit mbi pyjet i vitit 2005, duke u hartuar një projekt ligj i pjesshëm, me pjasmarrjen e specialstëve të pyjeve, juristeve, gjykatesve etj. Në përputhje me riorganizimin e qeverisjes së pyjeve si skema e organizimit e funksionimit duke marrë në konsiderat tre format e pronësisë, mbi pyjet, si funksionim i ekonomisë së tregut ne bazë të RENTËS.
4- Mbas këtyre duhet te vazhdojë me :
a- Organizimin e mbarështrimit të pyjeve, si metodë dhe praktik e qeverisjes racionale të pasurisë pyjore, e mbështetur në kritere e kërkesat që ka kjo shkencë e kryer deri në vitet ‘90.
b- Organizimi për kryerjen e menjëhershme të inventarizimit të pyjeve në të tria pronësitë, private, komunale, shtetërore, Parqeve Kombëtare, rezervateve gjenetike apo të farave të drurëve pyjor, duke u matur siperfaqet, llogaritur volumet, planimetruar e vizatuar hartat me kufijë të qartë sipas tre pronësive dhe parashikimin e masave silvokulturore, sistemimeve malore, pyllëzimeve shfrytëzimeve të prodhimeve kryesore e dytësore, dhe së fundi duke llogaritur të ardhurat e rrjedhur prej tyre.
5- Të kryhet organizimi i Policisë Pyjore, sipas pervojës, skemava e rregulloreve të shteteve prendimore duke i dhënë me ligj autoritetin ekzekutiv të zbatimit të ligjeve mbi mbrojtjen e pyjeve e gjithë produkteve që rrjedhin prej tyre, bletëve, peshqëve, kafshëve, shpendëve, fidanave të rinj, shkurreve e masiveve të pyjeve te larta.
Prandaj:
a) Ti sigurohen paisjet e domozdoshme si armë zjarri, uniform të policisë pyjore sipas standarteve evropiane dhe automjetet për lëvizje si makina, motorra etj.
b) Ti jepen me ligj të gjitha të drejtat e veprimit mbi dëmtuesit, ruajtjen e vetvetes e konfiskimin e materialit i çfardo lloji qoftë etj.
c) Ti sigurohet një rrogë mujor sa më e lartë sepse ato punojnë në kushte atmosferke të vështira dhe kanë të bëjnë me njerëz të karakterev të ndryshme.
6- Të merren masa për sigurimin e mjeteve të thjeshta të studioj mundësi e teknologji të reja për kursimin e druve te zjarrit për djegja, gatim, prodhim qymyresh etj. për shuarjen e zjarreve, mjeteve lëvizëse, avioneve, zjarrifikseve me forcë hedhëse sa më të largët etj.
7- Të përcaktohet me dënim deri në dhjetë vjet burg, kuptohet nga madhesia e siperfaqjes se djegur dhe lloji i pyllit të atyre qe djegin sipërfaqet pyjore.
8- Të ndalohet për 20 vjet shfrytezimi i pyjeve për lende punimi ( mobileri, ndërtime etj) dhe eksportimi i tyre, për shkak të shkatrrimit përfundimtar të një milion e njëqind hektar sipëfaqe pyjore, pra trungishte, cungishte dhe shkurre. Sigurisht duke zhdukur kështu, mijëra e mijëra metro kub dru për lëndë ndërtimi, mobileri etj
9- Dhënia e lejave për prodhimin e drurëve të zjarrit, hapjen e rrugëve, të guroreve etj të individëve të veçantë, institucioneve shtetërore e private apo ndërmarrjeve të vogla. Këto leje të bëhen publike bashkë me pagesat dhe të kontrollohen nga ana teknike prej pesonelit pyjor.
10- Kadastra pyjore duhet ti krijohen kushtet teknike, materiale e financiare, për të pasqyruar ndryshimet në siperfaqet pyjore, në volume, metro ster etj në të tria pronësitë, kështu do të dihet gjëndja e pyjeve në çdo moment.
11- Qeveria me institucionet shkencore dhe ekonomike
12- Institucionet shkencor, projektuese në pyje të riorganizohen sipas modeleve prendimore me specialist e personel ndihmës sa më cilësor.
13- Ti jepet fund sa me parë nënvleftësimit, persekutimit, përçmimit të specialistëve të pyjeve që nga Ministria e Mjedisit e deri posht në bazë si në postet drejtuese edhe në udheheqjen teknike.
Kryetari i Qeverisë Edi Rama, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta, do te vihen në dijeni të PETICIONIT, dhe kur të jetë firmosur nga armata e më shumë se 7346 e teknikëve dhe inxhinierëve të pyjeve, nxenesve e studenteve të këtyre profileve dhe profesorëve e pedagogëve të tyre si dhe specialistë të bujqesise e blektorisë, dhe së fundi kush e dëshiron ta firmosi, një komision i caktuar do ta dorzoi tek këto institucione.
Më 30.03.2014