LIRI PËR ISMAIL MORINËN - BALLISTIN

Petition geschlossen.

LIRI PËR ISMAIL MORINËN - BALLISTIN

Diese Petition hat 8.175 Unterschriften erreicht

Tifozat Kuq e Zi hat diese Petition an Sh. T. Z. Bujar NISHANI (President i Republikës së Shqiperisë) und gestartet.

LUTJE / KËRKESË

Drejtuar:                         

Presidentit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Bujar NISHANI

Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Edi RAMA,

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqiperisë, Z. Adriatik LLALLA,

Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperisë, Z. Nasip NAÇO.

****************************************************************************

Nga: Shtetas dhe bashkëkombas shqiptarë të Republikës së Shqiperisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Serbisë dhe mbarë diasporës nëpër botë.

****************************************************************************

Të nderuar Zotërinj!

Ne, nënshkruesit e kësaj KËRKESE, të përbashkuar në gjuhë, ndjenjë kombëtare e flamur, të vëmëndshëm në çdo ngjarje e zhvillim politik dhe kulturor të kombit tonë, të vetëdijshëm për rëndësinë e aktit që po e kryejmë,

                                            L  U  T  E  M  I

- në vlerësimin human e patriotik nga ana e Juaj të rastit Ismail MORINA, shok, mik e njeri i dashur i yni, së fundmi arrestuar në Tiranë e mbajtur në parapaburgim nga Gjykata e Kryeqytetit.

- në dhenjen e lirisë këtij bashkëkombasi, spikatur për veprimin simbolik, të guximshëm e të paharrueshëm, të ngritjes në qiellin e Beogradit të dy Heronjve të mëdhenj të historisë sonë, 14 Tetorin e vitit të shkuar.

Të nderuar Zotërinj!

Ngarja e 14 Tetorit të vitit 2014 në Beograd, ka çertifikuar patriotizmin, guximin, përkushtimin atdhetar dhe forcën frymëzuese të shqiptarit Ismail MORINA.

Ky akt i tij dhe urrejtja e ngjallur për këtë shkak tek fqinjët tanë përherë armiq e me mendje ekstremiste deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të tyre, bëhën imunizues ndaj çdo veprimi formalisht të paligjshëm të vetë Ismailit!

Në shprehje dhe perforcim të këtij IMUNITETI që duam të konstatohet edhe nga ana Juaj, nënshkruajmë me besimin që liria e Ismailit do jetë rrjedhimisht sa më e shpejtë.

Duke Ju siguruar për sinqeritetin e ndjenjave dhe shpirtin e sakrificës për komb e flamur, firmosim shqip këtë peticion.

 

Petition geschlossen.

Diese Petition hat 8.175 Unterschriften erreicht