Petition Closed

Më jepni lirinë Shqipëri!

This petition had 235 supporters


Të nderuar përfaqësues të popullit Shqiptar,

  • I nderuar zoti President;
  • I nderuar zoti Kryeministër,

Me profesion jam gazetar dhe fotograf dokumentar. Që më shumë se pesë vite raportoj nga territoret e përfshira në kryengritje paqësore dhe të armatosura, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme.

Unë jam shtetas i Kosovës, por kjo më ka shkaktuar shumë telashe, pasiqë shumica e vendeve në të cilat duhej të shkoja për të raportuar ndodhitë atje, nuk e njohin pasaportën e Kosovës.

Përkushtimi im profesional është botuar në magazina/TV të ndryshme evropiane, amerikane dhe shqiptare siç janë: Der Spiegel, NYTimes, Corbis Images, Le Monde, AP TVNews, Gazeta JNK, Shekulli, MAPO, Shqip, EXpress etj.

Një luftë e cila po troket në derë të evropës, po më pret për të qenë dëshmitar, për të dokumentuar dhe raportuar se çfar po ndodh atje, por kjo është e pamundshme, pasiqë Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe dokumentet e saj.

Prandaj, ju lutem të ma mundësoni që të rrugëtoj lirshëm, kudo që njerëzimi të ketë nevojë për kontributin tim profesional.

T'i jepni një gazetari lirinë e lëvizjes, është në dorën tuaj.

Prandaj, bëjeni!



Today: Vedat is counting on you

Vedat Xhymshiti needs your help with “Presidentit të Republikës së Shqipërisë: Më jepni lirinë Shqipëri!”. Join Vedat and 234 supporters today.