Anullim i dekoratës “Kalorës i urdhërit të Flamurit” për Mehdi Bushatin

Anullim i dekoratës “Kalorës i urdhërit të Flamurit” për Mehdi Bushatin

0 have signed. Let’s get to 25,000!
At 25,000 signatures, this petition becomes one of the top signed on Change.org!
Ina Pojani started this petition to Presidenti Republikes Ilir Meta

Një nga kriminelët më famëkeq të periudhës së komunizmit në Shqipëri, Mehdi Bushati është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Flamurit”. Mehdi Bushati është autor i shumë krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroriste “Sigurimi i Shtetit” në rrethin e Lushnjes në vitet 1973-1979. Më tepër sesa për kontributin e tij në sport, Bushati njihet gjerësisht për krimet makabre gjatë regjimit komunist.

Vlerësojmë se ky veprim i Presidentit( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga ana e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .

Akti i Presidentit është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.

Me anë të këtij peticioni kërkojmë që Presidenti Ilir Meta të tërheqë mbrapsht dekorimin per Mehdi Bushatin në shenjë solidariteti ndaj shtresës së ish-të përndjekurve politikë.

0 have signed. Let’s get to 25,000!
At 25,000 signatures, this petition becomes one of the top signed on Change.org!