Ngritjen e një GJYKATE SPECIALE, për Normalizimin e Shqipërisë

0 have signed. Let’s get to 2,500!


Peticion për një GJYKATË SPECIALE për Normalizimin e Shqipërisë:

ndarjen me regjimin e partive-shtet dhe instalimin e Demokracisë Pjesëmarrëse, fundin e privilegjeve dhe vendosjen e Drejtësisë, daljen nga një Ekonomi Koloni-Importi drejt një Ekonomie Prodhimi-Punësimi, që u kthen shqiptarëve sektorët strategjikë dhe pasuritë publike, largimin e politikanëve të tranzicionit dhe konfiskimin e pasurive vjedhur popullit shqiptar, fundin e eksodit si popull endacak dhe ndërtimin e Mirëqënies në të vetmin atdhe që kemi: Shqipëria

Lëvizja ShqipON, u bën thirrje Qytetarëve shqiptarë, të kërkojnë ngritjen e një Gjykate Speciale, për Normalizimin e Shqipërisë.

Kjo Gjykatë do të parashikojë:

1.       Krijimin  e Jurisë Popullore, si shumica e vendeve perëndimore, e cila do zgjidhet me short e vendosë mbi gjykimin e fakteve mbi krimet dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë si dhe konfiskimin e pasurive vjedhur popullit shqiptar. (kualifikimi juridik i mbetet magjistratit)

2.       Zgjedhjen/Shkarkimin e Prokurorëve dhe Gjykatësve direkt nga qytetarët, në një garë me dy raunde me kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe justifikojnë pasurinë e vënë

3.       Zgjedhjen/Shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë direkt nga qytetarët, në një garë me dy raunde, për të garantuar efektivisht bashkëpunimin me Prokurorinë larg influencës politike dhe partiake.

Në kushtet e kapjes së shtetit, institucioneve, ekonomisë, medias, sindakatave, akademisë, prej një kaste antikombëtare ngritur mbi privilegjet e një pakice kundër një populli të tërë, e vetmja zgjidhje realiste, është kalimi i instrumentave vendimmarrës direkt qytetarëve shqiptarë.

Reforma në drejtësi, është një lojë e kastës, sepse magjistratura ishte dhe mbetet në shërbim të monopoleve dhe lobeve të brendshme apo të huaja. Deri sa pushteti gjyqësor, njësoj si pushtetet e tjera të zgjidhet dhe kontrollohet nga partitë-shtet, të drejtat kushtetuese, ekonomia kombëtare dhe pasuritë e popullit do jenë gjithmonë të rrezikuara.

ShqipON prej 3 vitesh, kërkon kthimin e sovranitetit popullit dhe instalimin e demokracisë pjesëmarrëse, ku kontrolli i vendit u kalon qytetarëve shqiptarë me instrumenta vendimmarrës për politikat publike dhe administrimin e Drejtësisë. Kjo do realizohet vetëm me anë të një Kontrate të re sociale, me anë të një Kushtetute të Re që i jep pas 100 vitesh regjime autarkike, kontrollin e Shqipërisë qytetarëve shqiptarë!

Krijimi i partive të reja, rotacioni i fytyrave dhe maskave,  “këshillat e miqve ndërkombëtarë”, jo vetëm që nuk mund të jenë zgjidhje por zgjasin agoninë e popullit shqiptar mbajtur enkas në varfëri dhe i detyruar të pranojë padrejtësinë ose të braktisë vendin.

Kjo gjendje duhet të përfundojë!

Prandaj inkurajojmë të na bashkohet, çdo shqiptar që dëshiron të dalë nga skllavëria e partive dhe të punojë për të mirën e Shqipërisë, si të parët tanë kanë bërë.

Nënshkruajmë dhe shpërndajmë sa më shumë këtë peticion on line si dhe na takoni e ndihmoni, për mbledhjen e firmave nëpër qytetet e Shqipërisë.

#DemokraciTani

TiJeNe dhe ne jemi ShqipON

 www.levizjashqipon.com



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “POPULLI SHQIPTAR: Ngritjen e një GJYKATE SPECIALE, për Normalizimin e Shqipërisë”. Join levizja shqipON and 1,521 supporters today.