Ndalojmë terrorizmin ushqimor!

0 have signed. Let’s get to 1,000!


Peticion për Sigurinë Ushqimore!

> Kushtetuta e Republikës në nenin 21 të saj deklaron se jeta e personit mbrohet me ligj.
> Kurse neni 59/c sanksionon detyrimin kushtetues për standardin më të lartë shëndetësor të qytetarëve.

Në kushtet e një emergjence kombëtare mbi shëndetin e shqiptarëve; në kushtet e inercisë apo bashkëkriminalizimit të institucioneve të kontrollit ushqimor; në kushtet e një sistemi të tërë ekonomik ngritur mbi ushqime skadente:

KËRKOJMË URGJENTISHT marrjen e masave ligjore dhe operative, në përmbushje të detyrimit kushtetues:

1. Parashikimin si vepër të rëndë penale "terrorizëm ushqimor", importimin, prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të skaduara apo manipuluara

2. Parashikimin jo më me gjobë, por mbi 15 vjet burg për  personat përgjegjës.

3. Publikimin e vazhdueshëm online të subjekteve të ndëshkuara si dhe mbylljen përfundimtare të tyre

4. Ndalimin e përjetshëm për iniciativë ekonomike, atyre personave që kapen me shkelje

5. Ngritjen e një task-force speciale brenda policisë së shtetit specializuar për sigurinë ushqimore

6. Zgjedhjen direkt nga populli të drejtorit të AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor)

7. Promovimin dhe mbrojtjen e prodhimit vendas

8. Ringritjen e zinxhirit agronom e veteriner në gjithë Republikën

9. Pajisjen me etiketa të detyrueshme mbi origjinën e çdo malli ushqimor

10. Kontroll shëndetësor i menjëhershëm dhe mjekim falas për gjithë qytetarët për diagnostifikimin dhe kontrollin e tumoreve

#TiJeNe

www.levizjashqipon.com



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “Populli shqiptar!: Ndalojmë terrorizmin ushqimor!”. Join levizja shqipON and 765 supporters today.