Dënimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar!

0 have signed. Let’s get to 1,000!


DISA PROPOZIME LIGJORE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN

Mund të fitojmë të drejtat tona qytetare, jo me sllogane e mallkime, por me propozime konkrete dhe legjitime.

Nëse jeni dakord me këto propozime, kontribuoni në përhapjen e këtij peticioni.

Ekzistojnë disa mekanizma për të luftuar korrupsionin, por kjo u mbahet e fshehur shqiptarëve.

ShqipON ka propozuar prej kohësh disa prej tyre:

 

1.       Në prani të provave të reja, gjykimi për veprat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mund të rihapet në çdo moment edhe nëse të akuzuarit  kanë fituar tashmë pafajsinë. (Duke zgjeruar dhe jo ngushtuar nenin 449 k.p.p. në përputhje me politikën penale dhe prioritetin e luftës ndaj korrupsionit në këto momente të vështira të Republikës)

 

2.       Kushdo që bashkëpunon me Drejtësinë për të zbuluar korrupsionin e zyrtarëve të lartë, i shpëton prcedimit dhe përfiton mbrojtje për sigurinë e jetës së tij. (Ky formulim kaq i thjeshtë, zbatuar në shumë vende, bën që të thyejë solidaritetin mes oligarkëve të korruptuar këto dekada. Aprovimi i një neni të tillë do linte pa gjumë qindra zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me pushtetin dhe do mbante larg aspirantët hajdutë)

 

3.       Korrupsioni i zyrtarëvë të lartë vë në rrezik interesat e Republikës dhe për këtë arsye, sanksionohet me dënim  jo më pak se 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë, heqjen e së drejtës së votës dhe pjesëmarrjes në çështjet publike.

 

4.       Pasuria e gjithë zyrtarëve të lartë të jetë e publikuar on line për publikun e gjerë dhe jo vetëm e njohur për Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Fshehja, deklarimi i rremë i pasurisë nuk dënohet më me gjobë por me burgim në jo më pak se 10 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

 

5.       Në gjykimin e veprave të korrupsionit,  gjykatësi është i detyruar të pranojë si provë çdo dokument shkresor dhe audioviziv të paraqitur nga cilido që i ka siguruar ato. (Një nen i tillë nuk do lejojë më gjykatësit të mbyllin çështje si ajo e Ilir Metës dhe Dritan Priftit, apo 21 Janari)

 

6.       Për gjykimi e veprave të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, parashikohet pjesëmarrja e një jurie qytetare, zgjedhur me short. (Prezenca e jurisë, pamundëson korrupsionin dhe kushtëzimin e vendimit, pasi nuk është e mundur identifikimi dhe tjetërsimi i antarëve, si ndodh me gjykatësit e ngulur në detyrë përjetësisht. Juria qytetare i jep fund monopolit të gjykimit të gjykatësit duke e bërë atë më të përgjegjshëm.)

 

7.       Seancat gjyqësore për veprën e korrupsionit dhe trafikimit të bëhen publike on line, për të kuptuar dhe bërë transparente zhvillimin e tyre. (Sot gjykimet bëhen në errësirë, shtysat dhe vonesat, prezenca dhe përgatitja e prokurorëve, avoketërve janë problematike)

 

8.       Parashikohet përgjegjësia civile e gjykatësit në rast se me sjelljet e tyre kanë shkaktuar një dëm të padrejtë qytetarit shqiptar. (Ky nen do të bënte të përgjegjshëm gjyqtarët që te kenë kujdes kur mohojnë të drejtat e qytetarëve sepse mund të paguajnë nga xhepi i tyre dëmin e shkaktuar)

 

9.       Parashikohet zgjedhja direkt prej popullit,  të Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetarit të Këshillit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Votimi bëhet me dy raunde, ku në raundin e parë mund të marrë pjesë cilido që plotëson kriteret ligjore dhe në raundin e dytë marrin pjesë 3 kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. (Deri sa organet e drejtësisë, kontrollit dhe hetimit do jenë në duart e partive, shpata e ligjit do bjerë vetëm mbi të pambrojturit si ka ndodhur këto dekada tranzicioni).

 

10.   Pasuria e magjistratëve, rezultatet e tyre tyre nga provimet e vazhdueshme, karriera akademike dhe profesionale, bëhet kurdoherë publike on line. (Vetëm në këtë mënyrë do kemi magjistratë që duan të punojnë ndershmërisht dhe bëjnë karrierë në shkallë më të larta të gjyqësorit, ndryshe prej tani ku ata që vjedhin më shumë blejnë dhe postet e larta)

 

(Shënim: zyrtarë të lartë do konsiderohet posti i: deputetit, ministrit, kryeministrit, Presidentit, kryetari i bashkisë,  gjykatësve dhe prokurorëve, prefekti, rektorët dhe dekanët, governatori i bankës së Shqipërisë, ambasadorët dhe konsujt shqiptarë, drejtuesit e organeve dhe agjencive shtetërore, kryetarët e sindakatave, drejtorët e lartë në organet publike, sekretarët e përgjithshëm, këshilltarët dhe zvs/ministrat.)

 

TiJeNe

www.levizjashqipon.com

 



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “Populli shqiptar: Dënimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar!”. Join levizja shqipON and 548 supporters today.