PARTIVE POLITIKE: deklaroni ndershmërinë, integritetin dhe aftësinë e secilit kandidat
PARTIVE POLITIKE: deklaroni ndershmërinë, integritetin dhe aftësinë e secilit kandidat

Të nderuar drejtues të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit 2021,
Detyra që kanë për të marrë deputetët e ardhshëm të parlamentit të ri është e një rëndësie të jashtëzakonshme nisur nga situata që po kalojmë si komb dhe si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Një detyrë e madhe kërkon nga ju të synoni që parlamenti të ketë njerëz të ndershëm, me integritet dhe të aftë. Kjo është plotësisht e mundur të arrihet me burimet njerëzore të popullit tonë.
Me anë të kësaj thirrjeje publike,
a) kërkojmë nga ju të propozoni kandidatë për të cilët të jepni garanci emër për emër, me një argumentim të mjaftueshëm për secilin më vete dhe jo në grup që e kanë të provuar ndershmërinë, integritetin dhe profesionalizmin.
b) kërkojmë gjithashtu nga ju të bëni të mundur që secili kandidat i partisë suaj të ketë një deklarim personal të zgjeruar (jo më pak se 1000 fjalë) se me çfarë e garanton ai popullin shqiptar se është i ndershëm, me integritet dhe i përgatitur për detyrën dhe çfarë do të bëjë nëse i provohet e kundërta e asaj që deklaron.
Këto deklarime të jenë në të njëjtin website për t'ia lehtësuar gjykimin dhe analizën votuesit. Kjo të bëhet mundësisht një javë para se të dërgohen në Komisionin e Zgjedhjeve, për të reflektuar opinionin publik mbi ta.