Petition Closed

Kundërshtim qytetar i kandidaturës së Hashim Thaçit për postin e Presidentit të Kosovës

This petition had 39 supporters


Të nderuar deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe Zotërinj,

Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës!

- Duke qenë të vetëdijshëm për situatën dramatike nëpër të cilën po kalon vendi ynë.
- Duke qenë të bindur se zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës është në kundërshtim të plotë me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
- Duke synuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës, përkatësisht deputetët e legjislaturës aktuale të reflektojnë dhe të marrin në konsideratë vullnetin e shumicës së qytetarëve të vendit, votën e të cilëve e përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- Duke shprehur vullnetin tonë qytetar përmes këtij peticioni dhe duke theksuar veçanërisht motivin kryesor, se ne qytetarët e Republikës së Kosovës, përtej interesave të flamujve partiak, shprehim kundërshtimin tonë të thellë ndaj zgjedhjes së mundshme të kryetarit të PDK-së, z. Hashim Thaçi, në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
- Duke qenë të vetëdijshëm se roli unifikues i kandidatit ose kandidates për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është synim kombëtar, Ju ftojmë juve, deputetëve të legjislaturës aktuale të mos e votoni kandidaturën jounifikuese të Hashim Thaçit dhe demonstrativisht t'a bojkotoni seancën e paralajmëruar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

www.ballikombetar.info



Today: Arber is counting on you

Arber Gashi needs your help with “Parlamenti i Republikës së Kosovës: Kundërshtim qytetar i kandidaturës së Hashim Thaçit për postin e Presidentit të Kosovës”. Join Arber and 38 supporters today.