"Paketa e dinjitetit " Ngritja e menjëhershme e pagës së mësuesve shqiptarë me 50%."

"Paketa e dinjitetit " Ngritja e menjëhershme e pagës së mësuesve shqiptarë me 50%."

Të nderuar kolegë dhe kolege !!! TË NDERUAR JU QË ÇDO DITË SAKRIFIKONI NGA VETJA JUAJ PËR T ‘JU TRANSMETUAR VLERAT MË TË MIRA DHE KULTURËN ATYRE QË NESËR DO TË JENË E ARDHMJA !!
Duke u nisur nga situata dhe momenti në të cilin ndodhemi dhe po kalojmë , si dhe duke marrë shkas nga veprimet e guximshme dhe dinjitoze të atyre që janë produkt i yni dhe që kanë dalë nga duart tona ,pra të studentëve ,të cilët KANE VRARE FRIKEN DHE PO PROTESTOJNË ME FORCE THJESHT PËR TË DREJTAT E TYRE EKONOMIKE DHE PËR MË SHUMË DINJITET, A JENI TË MENDIMIT SE DHE NE TË GJITHË PA DALLIME DUHET TË KËRKOJMË THJESHT ATË QË NA TAKON PRA NJË “PAKETË DINJITETI”??
Në gjykimin tonë modest dhe duke u bazuar mbi ato çka gjeneron ekonomia e vendit tonë ,vlerësojmë se kjo” PAKETË DINJITETI” është plotësisht e MUNDSHME PER TU REALIZUAR DHE duhet të përmbajë kërkesat si më poshtë vijojnë:
1. RRITJEN E MENJËHERSHME PREJ 50% TË PAGËS QË VITIN E ARDHSHËM.
2. VENDOSJEN E PAGËS SE 13 ASHTU SI E KEMI PASUR .
3.RRITJEN ME 15% PER 4 VITET E ARDHSHME BUXHETORE PËR ÇDO VIT PËR TË ARRITUR BRENDA 4 VITEVE TË ARDHSHME TE PAGA E DINJITETIT QË ËSHTË 1000 USD.
4.Mirëpajisjen e shkollave me mjete didaktike dhe ato të teknologjisë digjitale .Nga tri printera, tri projektore si dhe skaner fotokopjatriçe për çdo shkollë.Rinovim të laboratorëve të informatikës me kompiutera të rinj pasi këta që janë kanë mbi 10 vjet në shërbim dhe nuk i përshtaten kohës.
-INTERNET ME SHPEJTËSI E CILËSI TË MIRË DHE AKSES NË BIBLIOTEKAT DIGJITALE TE FUSHËS SE EDUKIMIT .
5. PERMIRESIMIN URGJENT TE NGROHJES SE SHKOLLAVE DHE FURNIZIMIN E SASINE E DUHUR TE LENDES DJEGESE DHE KJO TE SUPERVIZOHET NGA SHKOLLA.
6.Lehtësimin nga procedurat e mbingarkuara dhe detyrimet e tepruara administrative.
7. Lehtësimin dhe thjeshtëzimin e procesit të vlerësimit si dhe rikthimit të rregjistrit ASHTU SIKUNDER AI DUHET..
8.Rritja e buxhetit të arsimit deri në masën 5,4% dhe kapja e shifrave 6-7% vitet e ardhshme duke e kthyer në prioritet kombëtar .
9. Vendosja e meritokracisë dhe eleminimi nga postet drejtuese i njerëzve me arsimim të cunguar dhe të dyshimtë.
10 . Ulja e moshës së pensionit deri në moshën 60 vjeç , për tu stimuluar punësimi dhe për tu hapur vendet e reja për të rinjtë. -----
11.JO MË PAK E RËNDËSISHME FOND I VECANTË PËR TRAJNIMET KU MËSUESI TË MOS PAGUAJË MË NGA XHEPI I TIJ .
PAKETA E MËSIPËRME KA VETEM KËRKESA TË PASTRA EKONOMIKE DHE SI QËLLIM RIKTHIMIN E DINJITETIT DHE VENDIT QE U TAKON MËSUESVE NË SHOQËRI .
KËTË PAKETË UA SHTROJME PER SUGJERIM E DISKUTIM DHE MUND EDHE TË KORREKTOHET OSE DHE TË PLOTËSOHET ME KËRKESA TË TJERA QË MUND TË KENË MËSUESIT. KU MË MIRË SE KETU NË KËTË FORUM TË NDERUAR MUND TË DISKUTOHET KJO PAKETË
Dëshirojmë ta mbyllim duke u uruar të gjithëve GËZUAR FESTAT E FUND VITIT DHE PUSHIME SA ME TË MBARA DHE TË GËZUARA !!!