PËLLUMB XHUFI për President të Republikës së Shqipërisë

PËLLUMB XHUFI për President të Republikës së Shqipërisë
Why this petition matters
Historian, akademik, profesor, diplomat, deputet, i pa korruptuar.
I pa njollosur u tëhoq nga politika në vitin 2009.
"Bashkimi kombëtar është një aspiratë e hershme dhe e ligjshme e çdo shqiptari. Por, ai nuk realizohet me deklarata, e sidomos nuk realizohet me deklarata reaktive e rrethanore. Nuk realizohet duke e përdorur si mjet kërcënimi e shantazhi ndaj BE, sipas stilit: "o na fusni në BE, ose ne do fshijmë kufijtë e do bashkohemi"! Është një qëndrim infanitl, që e banalizon dhe e dëmton çështjen. Përndryshe, politikanët tanë këtej dhe andej kufirit mund të bëjnë shumë, në terma konkretë e jo thjesht me llogje, për t’i ndihmuar afrimit e integrimit të shqiptarëve. Pa cënuar aspak “diskrecionin” që kërkohet të mbahet për një çështje të tillë, qeveritë e Tiranës e të Prishtinës mund të mendojnë e të punojnë për të krijuar sisteme të unifikuara në fushat e industrisë, bujqësisë, të energjisë, të tregtisë, të arsimit, të kulturës, të shkencës etj. Për të bërë një shembull nga fusha jonë e albanologjisë: kush e ka ndaluar qeverinë e Tiranës dhe atë të Prishtinës që ta integrojnë kërkimin shkencor në fushën e shkencave albanologjike, pra që të punojnë konkretisht me projekte, me forca e me fonde të integruara në studimin e historisë, gjuhës e kulturës sonë të përbashkët? Jo vetëm kjo nuk po ndodh, por po duket se nga ana e institucioneve ka një dorëzim pa kushte ndaj grupimeve të caktuara që janë vënë në kërkim të identiteteve të paqëna dhe që flasin për histori, gjuhë e kulturë të ndryshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Bashkimi kombëtar jo vetëm është i realizueshëm, por është i paevitueshëm. Kemi të bëjmë vetëm me çështjen kohë. Siç e thamë më sipër, parametrat evropianë e lejojnë vendosjen e formave të ngushta e shumë të ngushta bashkëpunimi, të cilat ne nuk i kemi shfrytëzuar. Nga ana tjetër, vërtet ne shqiptarët e Shqipërisë kemi një gjak, një histori e një kulturë me shqiptarët e Kosovës e padyshim dhe me shqiptarët në viset e tjera përreth nesh. Por 100 vjet të ndarjes së Kosovës nga Shqipëria kanë krijuar një boshllëk historik mes nesh, i cili do kohën e vet të kapërcehet. Ne jemi si dy masa të njëjta, por me temperatura të ndryshme. Për të realizuar fuzionin e tyre duhen sjellur të dy masat në të njëjtën nivel nxehtësie. Kjo po ndodh e do të ndodhë shumë shpejt.” – Pëllumb Xhufi
P.S. Ky peticion u nis pa konsultim paraprak me Prof. Pëllumb Xhufin