Drejtësi për dy vajzat e vrara në 13 Shtator 2020

Drejtësi për dy vajzat e vrara në 13 Shtator 2020

0 have signed. Let’s get to 200!
At 200 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Klajdi Bregu started this petition to Ministria e Drejtesise Etilda Gjonaj

Ka 30 vite që në Shqipëri askush nuk dënohet ashtu si duhet kur bën shkelje të rënda të kodit rrugor edhe kur këto shkelje çojnë në vdekjen e njerëzve të pafajshëm. Para pak kohësh ne pamë se si një i ri duke ecur me 200km/h sipas raportimeve në media i mori jetën një familjeje të tërë. 

Por ky nuk ishte as rrasti i parë as rrasti i fundit që diçka e tillë ka ndodhur. Në 13 Shtator të vitit 2020 Behar Pema në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, respektivisht 19 dhe 18 vjeç. 

Dje, në 9 Korrik 2021 gjykata e Elbasanit ka dhënë edhe dënimin për të. Nga 20 vjet që është maksimumi gjykatësja, Miranda Konica, me kërkesë të prokurorit,  dhe dënim prej vetëm 4 vitesh. 

Kjo është një vrasje e dytë për këto vajza. 

Ne si shoqëri nuk mund ta lemë që kjo të kalojë.

Me anë të këtij peticioni ne kërkojmë:

1. Rishikimin e vendimit dhe rritjen e tij në maksimumin që lejon ligji.

2. Shkarkimin e gjyqtares dhe prokurorit të çështjes.

Dy vajzat mund të kishim qënë çdokush nga ne, dhe nëse ne sot nuk e ngremë zërin ndoshta do jemi ne në vendin e tyrë një ditë.

Ju ftoj ta firmosni dhe shpërndani këtë peticion. Ka kaluar tashmë koha që kriminelë të tillë të dënohen, që gjyqtarë dhe prokurorë të tillë të largohen. Mjaft më! 

0 have signed. Let’s get to 200!
At 200 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!