Të depolitizohet Universiteti i Mitrovicës: Të nisin hetimet për punësimet e kurdisura

Të depolitizohet Universiteti i Mitrovicës: Të nisin hetimet për punësimet e kurdisura

0 have signed. Let’s get to 100!
At 100 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
UMIB Alumni started this petition to Ministria e Drejtësisë në Kosovë and

Duke shfrytëzuar mungesën e Qeverisë, dhe menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti, kishin filluar të dalin emrat e të pranuarëve (anëtar) të PDK në Universitetin e Mitrovicës.

Kërkojmë të fillojnë hetimet për punësimet e kurdisuara në heshtje, në bazë të lidhjes së të pranuarëve me politikën, stafin e UMIB dhe lidhjet tjera familjare, si:

1.Këshilltari i Rektorit, ish asamblist i PDK-së rehatohet si zyrtar i lartë. Ai nuk ka përvojë 3 vjeçare pas diplomimit dhe nuk njeh gjuhën angleze, në komision kishte shokun e ngushtë!

2. Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së në Mitrovicë, rehatohet në pozitë të lartë, pasi ja kishin borgj kohë më parë një pozitë.

3.Kandidatja e PDK-së për asamble në Klinë, punsohet në Universitetin e Mitrovicës.

4. Shkëmbimi i punësimeve të familjarit të Rektorit dhe familjarit të drejtorit të Ujësjellësit.

5. Punësimi i familjarit të anëtarit të Këshillit Drejtues.

6. Motra e sjellë motrën e vet në Universitet, ajo merrë tjetër detyrë duke ja liru vendin motrës.

7. Si u punësuan përsëri personat që ishin pranuar në vitin 2018 me kontratë mbi vepër, pse u mashtruan aplikantë tjerët kur qenka ditur kush pranohet(lista 2018-2020, copy-past).

8. Si ndodhi që pozitën më të rëndësishme të akredimit, një zyrtar i lartë i PDK-së e kalon tek një zyrtar tjetër i lartë i PDK-së. Ndërsa Universiteti nuk është akreditu.

9. Si e solli rektori shokun e vet si shofer, e regjistroi dhe i ndihmojë ta përfundojë Fakultetin, pastaj e avancojë në detyrë në UMIB.

10. Baballaku, dhandrri e vajza në Universitet, njëri dekan, tjetri U.d.Dekani dhe vajza asistente me studime nga Kolegji AAB.

11. Cili U.d Dekan rehatojë dostin e vet si sekretar ndërsa tani ai ishte kryetar komisioni për rekrutim për ta rehatu “dostin” tjetër.

12. Ky U.d Dekani solli djalin e dajës nga Peja për ta bërë asistent, poashtu solli edhe një pjesë të stafit të një kolegji privat ku punonte, në Fakultetin Juridik.

13. Si ja punësojë U.d.Dekani gruan një U.d. Dekani tjetër, tek agjesioni publik që udhëheqë babi i tij.

14. Si ishte zgjedhur njeriu i besueshëm i rektorit në Qendrën e Inovacionit, a kishte konkurs?

15. Me çfarë konkursi u zgjedh sekretari dhe drejtori i administratës, a kishte konkurs?

16. Si e avancojë mbesën, sekretari nga referente në zyrtare të lartë.

17. Si ishte zgjedhur Këshilltar i Rektorit, një person që kishte filluar studimet në vitin 2011 dhe në 2018 kishte përfundu tjetër fakultet, ai kishte kryer detyrën e shoferit ma shumë pasi këshilla nga ai nuk pritke rektori, mirëpo zavendësonte shoferin e vet, pasi ai mbante orë në autoshkollë, poashtu kontrollon udhëheqjen e studentëve.

18. Si kishte zgjedhë ky këshilltar dostat e vet në komsionin e diplomimt, prezent në diplomim kishte qenë edhe rektori sepse po e përgadisnin për këshilltar të tij.

0 have signed. Let’s get to 100!
At 100 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!