Praktika Profesionale 2020-2021

Praktika Profesionale 2020-2021

0 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Erjola Struga started this petition to Ministria e Arsimit Znj. Evis Kushi and

Më_1_/_12_/2020

PETICION


Drejtuar: Znj. Evis Kushi,
Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë


Për dijeni: Z. Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

Të nderuar Z. Kryeministër dhe Znj. Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,
Në mbështetje të nenit 57, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, VKM nr. 686 datë 23.10.2019 “Për kryerjen e praktikës profesionle për profesionin e rregulluar të mësuesisë”, por edhe nga një sërë urdherash dhe rregullore të tjera, veçojmë urdhërin mbi pagesat e praktikanteve, në të cilin thuhet se përveç sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, nuk do të bëhet tjetër pagesë për praktikantët, e cila më parë parashikohet të ishte në shumën 26’000 lekë.
Duke qënë tepër të shqetësuar për situatën aspak të mirë dhe vërtet të rënduar, të krijuar në të gjithë botën për shkak të COVID-19, dëshirojmë t’ju rikujtojmë se edhe ne praktikantët e mësuesisë, po japim kontributin tonë më shumë se sa është dhënë ndonjeherë në vitet e kaluara në arsim. Çdo ditë përtej të qenurit shumë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit, jemi vendosur përpara kushtit dhe nevojës për të zëvendësuar e bërë punën e mësuesve, me të gjitha kërkesat e detyrat që na paraqiten, duke kaluar në çdo shkollë, ku ka mungesë stafi mësuesish për shkak të virusit COVID-19, dhe ku po japim mësim me orar të plotë, pa pasur mentoren në krah etj, një kontribut, ky i joni, i cili duhet vlerësuar dhe përgëzuar pasi po tejkalon detyrat tona.
Praktikantët janë individ në moshë madhore dhe shumë prej tyre janë familjare, që kanë nevojë të punojnë dhe të plotësojnë nevojat vetjake dhe familjare. Por pa një të ardhur, qoftë edhe nga angazhimi gjatë praktikës, e cila merr gjithë kohën për shkaqet dhe arsyet e lartë përmendura, si dhe për shkak të nivelit të papunësisë që është rritur këtë vit, nuk po mundet që të gjejmë një punë të dytë, të mbajmë veten dhe familjet tona, pasi ajo që duhet të ishte thjeshtë praktika për ne, po e realizojmë me kohë të plotë, me detyra të plota të një mesuesi e jo të një praktikanti dhe përseri nuk po paguhemi.
Kjo situatë ka lënë pasoja të rënda në çdo fushë dhe sidomos në ekonominë e familjeve, bizneseve, fasonerive, etj., sic dihet është bërë shumë e vështirë për të mbijetuar me të ardhura të pakta ose më keq akoma pa të ardhura fare. Pas periudhës të vështirë të karantinës, përsëri jemi me orare të kufizuara, kjo e bën gati të pamundur pjesën e punësimit, sepse jemi të vetëdijëshëm dhe dëshmitar të krizës ekomonike dhe nivelit të lartë të papunësisë me të cilin shume familje e punonjës po përballen.
Pra për të gjitha arsyet dhe nevojat e lartë përmendura kërkojmë dhe ju lutemi që për këtë vit të mundësohen pagesat për praktikantët të profesionit të mësuesisë, kërkojmë mundësinë që të na paguhet paga minimale e parashikuar nga shteti shqiptar. Gjithashtu mëse e drejtë do të ishte edhe një certifikatë mirënjohjeje për ndihmesën në arsim si praktikante dhe ku të cilësohemi si mësues ndryshe nga cdo situatë normale nga vitet e kaluara. Patjetër që certifikatës duhet t’i jepet përparesia e njohjes kudo në botë, dhe mësuesit e ardhshem të këtij viti si praktikantë të kenë mundesinë më të lartë për tu punësuar mbas mbarimit të praktikës dhe detyrimeve te tjera sic është lishenca për mësuesine dhe portali i shtetit për mësuesit.

Me respek!

Studentet e praktikes profesionale 2020-2021

0 have signed. Let’s get to 1,000!
At 1,000 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!