Kundërshto sot padrejtësitë për të zgjedhur vetë të ardhmen

0 have signed. Let’s get to 1,500!


Në kuadrin rregullues të Maturës Shtetërore nuk parashikohet asgjë në lidhje me procedurat e ankimit ndaj vlerësimit të provimeve. Maturantët kanë të drejtë të kërkojnë vetëm fotokopje të provimit në përfundim të të gjitha provimeve (neni 24, pika 9) dhe nuk mund të kërkojnë rivlerësim të testit (neni 24, pika 10).

Përballë mohimit të së drejtës për ankim, qëndron fakti se edhe nësë evidentohen gabime në vlerësim, rezultatet e provimit nuk ndryshohen. Me gjithë arsyet që e kanë shtyrë MASR të mohojë të drejtën e ankimit, një parashikim i tillë është në kundërshtim jo vetëm me kuadrin ligjor, por edhe me parimet themelore të administratës publike. Askujt nuk mund të privohet nga e drejta per t’u ankuar ndaj veprimeve të gabuara të administrates publike, si dhe askujt nuk mund t’i mohohet mundësia për rivendosjen në vend të  një të drejte të shkelur, siç është e drejta për arsim.

Ne, prindër dhe maturant të shkollave të mesme, nga e gjithë Republika e Shqipërisë,  kërkojmë që MASR, të reflektojë ndryshimin e kësaj pike në rregulloren për zhvillimin e maturës shtetërore, në mënyrë që të garantojë që veprimet e administratës nuk na mohojnë të drejtën për vazhdimin e arsimit të lartë dhe të drejtën për t’u njohur me rezultatet e merituara pas testimit.



Today: Maturantet is counting on you

Maturantet 2018 needs your help with “Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise: "Kundërshto sot padrejtësitë për të zgjedhur vetë të ardhmen"”. Join Maturantet and 1,419 supporters today.