Ktheni mësimin me turne në gjimnaze

Ktheni mësimin me turne në gjimnaze
Me vendim te Ministrise se arsimit , sportit dhe rinise ,78% e shkollave ne te gjithe vendit do i rikthehen mesimit te rregullt me ore te plota 45 minuteshe , ne saje te kerkeses se prinderve te nxenesve te shkollave fillore.
Megjithese ky vendim favorizon nxenesit e shkollave fillore , perseri po vihet ne rrezik shendeti i nxenesve , duke marre parasysh se pothuajse cdo klase ka mesatarisht 30 nxenes , duke e bere te pamundur ruajtjen e distances dhe efikasitetin e masave te tjera anti-covid. Duke konsideruar faktin qe nuk jemi aspak ne kushte jetese normale dhe rastet e virusit vazhdojne te jene te larta , kthimi i mesimit normal eshte nje vendim i paarsyeshem.
Prandaj , ne nxenesit e gjimnazeve kerkojme qe me ane te ketij peticioni te arrijme qellimin e rikthimit te mesimit ne turne ne te gjjtha gjimnazet e vendit, per te ruajtur ne rradhe te pare shendetin e nxenesve.