Rivlerësim të provimit të Matematikës - Matura Shtetërore 2021

Rivlerësim të provimit të Matematikës - Matura Shtetërore 2021

0 have signed. Let’s get to 7,500!
At 7,500 signatures, this petition is more likely to get a reaction from the decision maker!

Bordi Kombëtar Studentor started this petition to Ministria e Arsimit

Provimet e Maturës 2021 janë zhvilluar në kushtet e një pandemie ku edhe gjendja emocionale e maturantëve nuk ka qënë adapt për të zhvilluar dhe për të kuptuar mësimin në mënyrën e duhur. 

Shumë shkolla të mesme e kanë kryer mësimin plotësisht online për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë arritur të thithin shumë pak nga kjo formë e të mësuarit. 

Ministria e Arsimit erdhi në një deklaratë ku u shpreh se vështirësia e provimeve të Maturës do të jetë më e ulët për të ndihmuar kështu sadopak maturantët të cilët janë gjendur në këtë situatë të vështirë.

Provimi i Matematikës, i Maturës Shtetërore 2021, i realizuar më datë 11 qershor, rezultoi se nuk ishte brenda këtyre linjave që Ministria e Arsimit vendosi. 

Problematikat kryesore ishin dy:

  1. Koha prej 2 orë e 30 minuta ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur të gjithë provimin;
  2. Pyetjet ishin të hartuara në mënyrë komplekse dhe tejet të ngatërruara;

Në këtë situatë, Bordi Kombëtar Studentor i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të bëj rivlerësim të pikëve të nevojitura për të marrë notën 10.00, ku nga 60 pikë që është aktualisht, ky prag të ulet në 50 pikë. 

Kjo kërkesë e jona është e panegociueshme dhe kërkojmë të plotësohet sa më parë.

BORDI KOMBËTAR STUDENTOR

0 have signed. Let’s get to 7,500!
At 7,500 signatures, this petition is more likely to get a reaction from the decision maker!