E drejta e arsimimit për fëmijët afër moshës 6 vjeç

E drejta e arsimimit për fëmijët afër moshës 6 vjeç

0 hanno firmato. Arriviamo a 50.
Quando arriverà a50 firme, questa petizione avrà più possibilità di essere inserita tra le petizioni consigliate!
Brunilda Lleshi ha lanciato questa petizione e l'ha diretta a Ministria e Arsimit e a

Ndryshimin e Urdhërit të MASR nr.31 datë 28.01.2020 "Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë" dhe rregullores nr.730/1 datë 28.01.2020 "Për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë", i cili ndalon fëmijët e lindur pas datës 30 shtator të çdo viti, të regjistrohen në klasën e parë , në çdo institucion arsimor publik dhe privat! 

Probleme të shkaktuara për shkak të Urdhërit:

1. Fëmijë të formuar dhe të përgatitur në parashkollor, mbesin 1 vit të patrajnuar dhe të pazhvilluar në institucione arsimore;

2. Ndikim negativ psikologjik dhe formues tek fëmijët e përgatitur për të filluar ciklin arsimor; 

3. Thellim i problemeve social-ekonomike të familjeve ku prindërit janë të punësuar me kohë të plotë;

Ndryshime të propozuara:

1. Shtyrja e datës së lindjes për të drejtën e fillimit të klasës së parë, të paktën deri në çdo fund viti kalendarik, me kushtin që fëmijët të kenë të çertifikuar ciklin 1 vjeçar parashkollor;

2.Ngritja e institucioneve të posaçme për testim dhe vlerësim të IQ të zhvillimit të fëmijëve nën moshën 6 vjeç;

3. Asistencë institucionale për fëmijët nën moshën 6 vjeç, të cilët mbesin jashtë sistemit dhe nuk ju lejohet të ndjekin 2 vite radhazi parashkollorin.

0 hanno firmato. Arriviamo a 50.
Quando arriverà a50 firme, questa petizione avrà più possibilità di essere inserita tra le petizioni consigliate!