Të rikthejmë mësuesen e letërsisë ( Elida Qenami ) në mësim !

Të rikthejmë mësuesen e letërsisë ( Elida Qenami ) në mësim !

0 have signed. Let’s get to 500!
At 500 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Xhesika Muça started this petition to Ministria e Arsimit dhe Sporteve and

Ky peticion ka si qëllim të tijin suportin qytetar mbi rikthimin e mësueses së gjuhë-letërsisë , Elida Qenami në arsim dhe mirë informimin e shoqërisë mbi incidentin e ndodhur pranë “A.Z.Çajupi” . 

Mungesa e etikës mediatike dhe keqinformimi i shoqërisë mbi incidentin e ndodhur në gjimnazin “A.Z.Çajupi” tre javë më parë midis të afërmve të dy mësueseve të këtij gjimnazi , ka rezultuar kështu në pezullim të tyre për shkak të reagimit të mllefosur qytetarëve të dezinformuar .  

Sipas raportimeve mediatike , u përfol për një konflikt fizik të ndodhur me karrige midis dy mësueseve ditën e hënë por në të vërtetë në asnjë moment NUK ka pasur përballje fizike midis tyre . 

Mësuesja e letërsisë Lida (Elida Qenami) është dhunuar verbalisht e kërcënuar rëndë nga mësuesja e historisë dhe djali i saj ditën e premte. Ajo ka shmangur qetësisht konfliktin duke u larguar mes kërcënimesh. Ditën e zënkës, ditë e hënë, mësuese Elida ka qenë DUKE zhvilluar procesin mësimor në padijeni të ndodhive përballë shkollës. Megjithatë , ajo është pezulluar nga puna dhe ende nuk po merret një vendim për rikthimin e saj, pavarësisht peticioneve për rikthim nga nxënësit e saj .  

Përmes këtij peticioni , i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve , dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale për rishikim të vendimit dhe rikthimin e mësuese Elidës në arsim , pasi shihet si një vendim i padrejtë . 

Vlen për t’u theksuar se mësuese Elida është një mësuese e kualifikuar dhe me arritje të larta akademike po ashtu një mësusese shumë e dashur tek nxënësit dhe ish-nxënësit e saj , të cilët e admirojnë dhe kërkojnë një rikthim sa më të shpejtë . 

Faleminderit ! 

0 have signed. Let’s get to 500!
At 500 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!