STOP përdorimit të paketës arsimore në fëmijërinë e hershme
STOP përdorimit të paketës arsimore në fëmijërinë e hershme

Fëmijëria e hershme është faza më kritike e zhvillimit njerëzor. Fillon para lindjes, kur trupi dhe truri i foshnjës po formohen, vazhdon gjatë foshnjërisë së hershme kur vendosen marrëdhëniet kryesore dhe arrihen piketat e zhvillimit dhe përfshin vitet parashkollore dhe kalimin në klasat e para të shkollimit.
Ofrimi i përmbajtjeve që nuk përshtaten me karakteristikat e kësaj moshe, mohimi i kohës së lojës, përqendrimi në përmbajtje në aspektin akademik, minimizimi i aktiviteteve muzikore, kreative, sportive, sociale etj, pashmangshëm dëmton zhvillimin e gatishmërisë për jetë dhe për shkollë të fëmijëve parashkollorë.
Prandaj, kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të ndërpritet përdrimi i paketës me grupmoshën 5-6 vjeç, dhe të rishikohet paketa duke marrë në konsideratë sugjerimet e profesionistëve dhe ekspertëve të edukimit të hershëm!