LIRI PËR TË BURGOSURIT POLITIKË NË KOSOVË! LIRI PËR TË BURGOSURIN POLITIK ALBIN KURTI

0 have signed. Let’s get to 5,000!


Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Në rezistencë kundër pushtetit serb në Kosovë në 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim".[3] Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

Pas çlirimit
Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.

Sot
Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa po shkonin për të marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare. Arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, me ç'rast është përdorur edhe sprej, nga çfarë kanë mbetur të lënduar deputetë e aktivistë.

Ky arrestim ndaj deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi është bërë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi dhe "Zajednicës".

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi duhet të lirohen sa më parë dhe procesi politik ndaj tyre të marrë fund. Qeveria e Kosovës dhe gjykatat me gjyqtarë të korruptuar nuk mund ta cenojnë shtetësinë e Kosovës e nuk mund të shkelin mbi vullnetin qytetar.

Duke e nësnshkruar këtë peticion ne ngritni zërin qytetarë kundër burgosjeve politike dhe kundër korrupcionit që ka përfshirë institucionet publike të Kosovës e në veçanti gjyqësorin e Kosovës.

Ne të nënshkruarit e mëposhtëm bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të deputetëve të ndërgjegjës Albin Kurti dhe Donika Kadaj nga paraburgimi dhe kërkojmë ndërprerjen e persekutimeve politike.

 



Today: MekuliPress is counting on you

MekuliPress Magazine for Democracy and Free Speech needs your help with “MekuliPress: LIRI PËR TË BURGOSURIT POLITIKË NË KOSOVË! LIRI PËR TË BURGOSURIN POLITIK ALBIN KURTI”. Join MekuliPress and 2,563 supporters today.