Peticion për bashkimin e Komunës së Likovës me Komunën e Kumanovës

0 haben unterschrieben. Nächstes Ziel: 100.


Të nderuar qytetarë,

Kumanova meriton drejtësi, dygjuhësi, bashkim, respekt komunitetesh dhe jo anashkalim e ndarje. Cenimi i të drejtës së përdorimit të flamurit shqiptarë, ndarja e investimi në bazë të etnikumeve dhe religjioneve, ikja e të rinjëve që aty, anashkalimi dhe punësimi partiak në këtë vend ka ndikuar që shumë shpresa të humben nga shqiptarët që aty.

Kjo iniciativë vjen si pasojë e mospërfilljes adekuate të respektimit të ligjit të gjuhëve duke filluar si nga institucionet, ashtu edhe nga ndërrmarjet private, posaçërisht stacioni i Autobusëve që nuk përfill aspak ligjin e votuar.

Poashtu, iniciativa gjen vend që zonat rurale ti bashkohen asaj urbane me qëllim që mos të lejohet getoizimi i shqiptarëve në lagje të Kumanovës, vendosja e tabelave në gjuhën shqipe, adresimi i rrugëve në gjuhën shqipe si dhe vendosja e drejtë e lagjeve në dy gjuhë. Meqenëse, arsyetimi i organeve komunale merret si arsyetim që shqiptarët vihen në rend të dytë me komunitetet apo bashkitë etnike tjera, atëherë për mos arsyetim dhe menjanim jemi të detyruar që të marrim këtë iniciativë.