Peticion për rritjen e çmimeve

Peticion për rritjen e çmimeve

528 have signed. Let’s get to 1,000!
Started
Petition to
Kuvendi i Shqipërisë,Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama

Why this petition matters

Dita ditës shqiptarët po përballen me rroga të ulëta,mundësi të pakta punësimi,ngritje çmimesh për çdo artikull ushqimor,dhe probleme me strehimin.

Rritja e çmimeve me hapa gjigandë është shndërruar në një problem serioz për qytetarët shqiptarë.Çmimi I miellit nga 4800 lekë të reja për kuintal është bërë 7000 lekë për kuintal.Përveç kësaj në shumë qytete nuk lëshohet faturë fiskale për blerjen e miellit.Janë mbyllur shumë magazina duke pritur që çmimi I miellit të rritet deri ne 10000 lekë të reja për kuintal.Përveç miellit të gjithë artikujt e tjerë ushqimorë janë rritur në mënyrë drastike.

Si qytetarë të Shqipërisë nuk na duket aspak normale që çmimet të rriten aq ndërkohë që rrogat janë shumë të vogla.Në rast se ju nuk merrni masa për të ndaluar këtë katastrofë të rritjes së çmimeve ne paralajmërojmë protestë masive nga të gjithë qytetarët kryesuar nga studentët.

                                            Nga Studentët.

528 have signed. Let’s get to 1,000!