Të suspendohet taksa e Kosovës kundër Serbisë për 180 ditë

0 have signed. Let’s get to 100!


Taksa ekonomike prej 100% kundër produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë që hyjnë në territorin e Kosovës, paraqet një element që Institucionet e Republikës së Kosovës mund ta përdorin kur kjo të jetë e nevojshme.

Vendimi i tillë nga Qeveria e Kosovës, ishte hap që duhej ndërrmarë për t’ia sqaruar Serbisë se vendi ynë mund të përdorë çdo element që e ka në dispozicion për ta ndëshkuar Serbinë. Megjithatë, duke marrë parasysh deklaratat e drejtuesve të Shtetit tonë, ky vendim po nxirret nga binarët që ishte nisur. Për më tepër, mbajtja aktive e taksës ndaj mallrave dhe produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë, po rrezikon përfundimin e dialogut që ishte nisur gati dy dekada më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Taksa ka krijuar nervozizëm tek miqtë e Kosovës që kanë sponsorizuar rrugëtimin tonë nga lufta në liri, paqe, vazhduar me Pavarësi e deri tek krijimi i Ushtrisë së Kosovës. 

Nervozizmi i aleatëve po interpretohet edhe me masa që mund ta penalizojnë Shtetin e Kosovës.

Prandaj;

- Duke qenë shtetas i natyrshëm i Republikës së Kosovës, duke u thirrur në të drejtën ligjore dhe morale që na garanton secilit prej nesh Kushtetuta e Kosovës.

- Duke u bazuar në dashurinë që e kisha për Kosovën kur isha pjesë e karvanit prej 1 milion të larguarve me dhunë nga shtepia si refugjatë me 1999.

- Duke u bazuar në një investim financiar, shpirtëror dhe moral të secilit prej nesh që jemi Kosovarë.

- Duke u bazuar në mundin diplomatik, ushtarak dhe financiar të shteteve mike me prirje demokratike dhe perëndimore, për të na ndihmuar të çlirohemi dhe ta ndërtojmë shtetin e Kosovës.

- Duke u bazuar në luftën dhe sakrificën e djemve dhe vajzave tona që dhanë jetën e tyre për Kosovën dhe të atyre që vuajnë pasojat nga lufta e 1998-1999.

- Duke i dhënë mbështetje rrënjësore përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kërkohet 

- Nga Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që duke u bazuar në Nenin 6, pika 9, 12 dhe 14 të Rregullorës së Punës, të miratojë një Mocion Përmbajtësorë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës bazuar në Shtojcën Nr. 1 te Rregullores së Kuvendit që;

1. Të kërkohet nga Qeveria e Kosovës ta suspendojë për 180 ditë taksën kundër produkteve që prodhohen dhe importohen nga Serbia dhe Bosnja, me destinim territorin e Republikës së Kosovës.

2. Masa e suspendimit të përkohshëm 180 ditor të përdoret si instrument që jetëson qëllimin e Kosovës dhe shtetasve të saj që përkundër vuajtjeve dhw pasojave nga shteti i Serbisë, t’i hapë rrugë përmbylljes së dialogut me konkretizim të arritjes së Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse juridikisht obligative që Kosova e Serbia ta njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane. 

3. Të njoftohen Qeveritë e vendeve që e kanë njohur Shtetin e Kosovës nëpêrmjet formës së shkruar dhe gjatë takimeve ose komunikimeve bilaterale, se suspendimi 180 ditor nuk nënkupton heqje e tëresishme e taksës, por vetëm qëllimin e suspendimit për të mundësuar një dialog Kosovaro-Serb pa kushte dhe pengesa.

4. Pas kalimit të periudhës 180 ditore nga suspendimi i taksës, të fuqizohet i njëjti vendim deri në një njohje nga Serbia dhe Bosnja të Republikës së Kosovës me apo pa dialog dhe me apo pa ndërmjetësim ndërkombëtarë.

5. Në rast të shfaqjes së neglizhencës së Serbisë për mosarritjen e një marrëveshje me Kosovën siç ceket në pikën 2 të këtij peticioni, t’i ipet mundësi Qeverisë që pos taksës, të përdorë masa tjera me karakter ndëshkues ndaj Serbisë, duke përfshirë por mos u kufizuar me pezullimin e çdo lloj Marrëveshjeje e arritur gjate bisedimeve te njohura si “Dialogu i Brukselit”.