Qeveria të financojë fekondimin e asistuar!

Qeveria të financojë fekondimin e asistuar!

0 hanno firmato. Arriviamo a 500.
Più firme aiuteranno questa petizione a ottenere una risposta da parte del decisore. Aiuta a portare questa petizione a 500 firme!
Martenisa Doda ha lanciato questa petizione e l'ha diretta a Kryeministri i Shqipërisë e a

8 Marsi, ajo që në Shqipëri konsiderohet si Dita e Nënës dhe e Gruas, po afrohet!

Por, një pjesë e mirë e grave shqiptare bëhen nëna pas shumë vështirësive.

Sipas të dhënave të Instat lindjet në Shqipëri janë në ulje. Në 2015 janë regjistruar 32.715 lindje ndërsa në vitin 2018 janë regjistruar 28.934 lindje. Për 2019 janë regjistruar 28.561 lindje. Shkaqet që çojnë në këtë rënie mund të jenë të shumta, por dua të ndalemi tek infertiliteti.

Në mungesë të të dhënave në faqen online të Instat mbi infertilitetin në Shqipëri, jemi bazuar tek të dhënat e Spitalit Amerikan në Shqipëri (një nga klinikat private që ofron shërbimin e fekondimit të asistuar), sipas së cilit infertiliteti prek 10-13% e popullsisë së Shqipërisë. Zgjidhja më e zakonshme e këtij problemi është IVF, fertilizimi in vitro, që ka një kosto minimale prej 3000-5000 euro.

Momentalisht kjo proçedurë në Shqipëri ofrohet vetëm nga klinikat private.

Klinika e Fertilitetit Hygeia, një tjetër klinike private që ndihmon çiftet të realizojnë ëndrrën e prindërimit, deklaron 75% sukses të proçedurës së IVF.

Pra, shpresë ka për të gjithë por mundësi ekonomike jo.

 Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet e tjera në botë, në Shqipëri çiftet që luftojnë me infertilitetin as nuk mbështeten e as nuk ndihmohen. Strukturat shtetërore as nuk marrin përsipër kryerjen e proçedurës IVF e as nuk ndihmojnë financiarisht shtetasit që u drejtohen strukturave private për të marrë ndihmën për të cilën kanë nevojë. As siguracionet nuk mbulojnë shpenzimet e proçedurave dhe mjekimeve të IVF.

Më anë të këtij peticioni, kërkojmë propozimin e një projektligji që mbështet institucionin e familjes. Si? Ja disa propozime:

  • Mbulimin e pjesshëm apo total nga ana e Shtetit, të shpenzimeve të procedurave të fekondimit të asistuar.
  • Vendosjen e disa kritereve të caktuara për përzgjedhjen e çifteve që e fitojnë këte të drejtë, ashtu siç aplikohet dhe në vende të tjera.
  • Bashkëpunimin e strukturave shtetërore me ato private me qëllimin për të ndihmuar realisht çiftet që përballen me vështirësitë e infertilitetit.

Shuma monetare (që për hir të së vërtetës ose janë kursime disavjeçare, ose sigurohen nga familjarët e tjerë ose nga kreditë bankare) që çiftet paguajnë në privat për shpenzimet e IVF, duhet të investohet për mirërritjen dhe edukimin e qetë të fëmijës që po kërkohet të vijë në jetë. Le t'i ndihmojmë çiftet që po përballen me infertilitetin ta nisin jetën si prindër me një vështirësi më pak. 

Ndaj ftoj të gjithë bashkatdhetarët e mi mbi 18 vjeç, me të drejtë vote, të nënshkruajnë këtë peticion.

Bëje dhuratë për këtë 8 Mars e çdo 8 Mars që pason firmën e këtij peticioni. Dhuroja çdo gruaje, çdo çifti që po përballet apo do të përballet me infertilitetin në të ardhmen.

Nevojiten minimumi 20.000 nënshkrime. Shpërndaje!

Uroj që vullneti ynë të sjellë ndyshim.

Ju falenderoj,

Martenisa Doda.

0 hanno firmato. Arriviamo a 500.
Più firme aiuteranno questa petizione a ottenere una risposta da parte del decisore. Aiuta a portare questa petizione a 500 firme!