Ndaloni kerret për gjithë

0 have signed. Let’s get to 500!


Sot komuna i ndaloi automjetet private në pjesët qendrore të Prishtinës në përpjekje me paku ndotjen e ajrit. Vërtet tymi i Obiliqit dhe qymyri i nxemjes ndyjnë ma shumë se kerret. Por sot e pamë se qyteti ynë është ma i mirë pa tollovinë dhe zhurmën e tyre.

Ia vlen me e mbajtë ndalimin. Trysnia e ndalimit do të na detyrojë me i zgjidhë çështjet përcjellëse — kufijtë ma të përshtatshëm të zonës pa vetura, lehtësimet për banorët e zonës, pajisjet që i regjistrojnë shkeljet, dhe transportin publik e parkingjet.

Por ka me na pru të mirat e veta. Kemi me kalu ma pak kohë në trafik. Kemi me ecë ma shumë, dhe kemi me pasë ku me ecë. Kemi me u shoqëru ma shpesh me njëri-tjetrin, në trotuar, në stacion e në bus. Dhe kemi me shiju jetën në një qytet ma të qetë e ma të pastër. Kemi me qenë ma të lumtur.

Prishtina meriton me iu vërejtë bukuria që ka!



Today: Getoar is counting on you

Getoar Mjeku needs your help with “Komuna e Prishtinës: Ndaloni kerret për gjithë”. Join Getoar and 392 supporters today.