PETICION PËR TË DREJTËN E VOTËS SË DIASPORËS SHQIPTARE

PETICION PËR TË DREJTËN E VOTËS SË DIASPORËS SHQIPTARE
Warum ist diese Petition wichtig?
Drejtuar:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Ambasadorit të OSBE në Shqipëri
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama
Kryetarit të Partisë Demokratike së Shqipërisë, z. Lulzim Basha
Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi
Ministrit të diasporës, z. Pandeli Majko
Të gjithë partive të tjera politike
Më pak se dy muaj para zgjedhjeve, nuk shikohet asnjë shpresë që diaspora të votojë në zgjedhjet e 2021, pavarësisht premtimeve të qeverisë ekzistuese që kjo do të bëhej e mundur. Ne, studentët e diasporës së Shqipërisë, kërkojmë të drejtën tonë dhe të të gjithë diasporës për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.
E drejta e votës është një e drejtë themelore dhe e pamohueshme politike. 1.64 milion shqipëtarëve iu mohohet kjo e drejtë! Pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm ekonomik, kulturor dhe social që diaspora ka dhënë ndër vite për vendin mëmë, ata nuk gëzojnë as të drejtën e votës.
Duke marrë në konsideratë që ndodhemi në një pandemi globale dhe lëvizja mes shteteve është e kufizuar, ne e shohim të pamundur kthimin në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të këtij viti. Në këto kushte të paprecedenta, rëndësia e një forme alternative për të votuar nga jashtë është e domosdoshme.
Për këto arsye, ne, studentët e diasporës, kërkojmë që:
- KQZ të fillojë ngritjen e Strukturave të votimit për personat që jetojnë jashtë para datës 25 mars, në mënyrë që të bëhet i mundur votimi nga jashtë.
- KQZ të komunikojë me ambasadat shqipëtare në mbarë botën për ngritjen e shpejtë dhe efikase të strukturave të votimit për shtetasit shqipëtarë që jetojnë jashtë vendit. Këto struktura mund të marrin formën e:
- Votimit personal - Votuesit kanë mundësi të shkojnë në një vend specifik brenda shtetit ku jetojnë, në të cilin të mund të votojnë.
- Votimit me postë - Votuesit plotësojnë një fletë votimi (ballot paper) e cila postohet në Shqipëri.
- Një kombinim i të dyjave.
Ne besojmë që mospjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 25 Prillit do të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e organeve politike në Shqipëri, si dhe do të ndikojë ndjeshëm në aspirimet e Shqipërisë për të qenë pjesëtare e BE-së.
Ne i bëjmë thirrje cdo Shqipëtari / Shqipëtare-je brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen me ne në këtë iniciativë për të bërë të mundur pjesëmarrjen më të gjerë të Shqipëtarëve në këto votime.
Një votë e mohuar, një liri e cënuar!
=============================================
PETITION FOR THE ALBANIAN DIASPORA’S RIGHT TO VOTE
To:
The President of the Republic of Albania, Mr. Ilir Meta
The Prime Minister of the Republic of Albania, Mr. Edi Rama
The Central Election Commission
The OSCE Ambassador in Albania
The Head of the Albanian Democratic Party, Mr. Lulzim Basha
The Head of the Albanian Socialist Movement for Integration, Mrs. Monika Kryemadhi
The Minster of the Diaspora, Mr. Pandeli Majko
All other political parties
Less than two months before the 2021 national election, there is no hope that the Albanian diaspora will be able to vote, despite the numerous promises of the incumbent government that this would be made possible. We, the students of the Albanian diaspora, demand our right as well as the right of the diaspora at large to vote in the upcoming national elections.
The right to vote is a fundamental and inalienable political right. Currently, 1.64 million Albanians are stripped of this right! Despite the significant economic, cultural and social contribution the Albanian diaspora has made to its mother country, today, they don’t even enjoy the right to vote.
As we are currently living in the midst of a global pandemic, during which movement across borders is restricted, we find it impossible to return to Albania during the time the election is held. Under these unprecedented circumstances, it is of paramount necessity for alternative ways of voting from abroad to be in place.
For these reasons, we, the students of the Albanian diaspora call for:
- The CEC to start building the infrastructure which will enable the Albanian diaspora to vote, before the 25th of March.
- The CEC to communicate with the relevant Albanian embassies regarding the efficient and effective establishment of voting infrastructures for Albanian citizens who live abroad. These structures can take on the form of:
- Personal voting – Voters have the possibility to vote in specific locations within the countries in which they reside.
- Postal voting – Voters have the possibility of filling out a ballot paper which will be mailed to Albania.
- A combination of the two.
We believe that the exclusion of the Albanian diaspora in the 2021 election will question the legitimacy of Albania’s political institutions and will hamper the aspirations of the country to become an EU member state.
We call on each and every Albanian citizen, to join us in this initiative which seeks to ensure wide political participation in the 2021 national elections.
One vote denied is one freedom impinged!