Të anullohen zgjedhjet 25 Prill 2021

Të anullohen zgjedhjet 25 Prill 2021

0 have signed. Let’s get to 100!
At 100 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Kostandin Pula started this petition to Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve and

Të nderuar!

Në emër të qyetetarëve rë Republikës së Shqipërisë, i bazuar në faktet që po transmetohen çdo ditë në Media, dhe të transmetuara nga specialistët e Partisë Demokratike, ju bëjmë thirrje TË ANULLOHEN ZGJEDHJET e datës 25 Prill.

Populli shqiptar, (sipas raportit paraprak të ODHIR), votoi nën trysni, nën shantazh, dhe një sasi e konsiderueshme prej 83 mijë votash dolën të pavlefshme.

Gjithashtu, gjatë fushatës ndodhën shumë incidente dhe pati tensione, si edhe u evidentuan raste tentativash për blerje votash. Raste të cilat u pasqyruan edhe në media.

Sipas disa raporteve, identifikimi elektronik dështoi. Sipas komisionerëve, dhe vëzhguesve, pothuajse të gjitha aparaturat e identifikimit elektronik, dështuan të funksionojnë normalisht, duke bërë që operatorët, të identifikohen manualisht.

Një tjetër arsye se përse duhen anulluar këto zgjedhje, është dhe ndalimi me VKM që u bëri Edi Rama për të votuar, votuesve emigrantë. Me urdhrin për të mos votuar emigrantët, nën pretekstin se "duhet të bëjnë më parë karantinë", ai faktikisht përjashtoi nga votimi të paktën 30-50 mijë qytetarë.

Për këto arsye, dhe për të gjitha provat që po dalin ditë pas dite në media, i bëj thirrje:

- Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. ILIRJAN CELIBASHI

- Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T z. ILIR META

- Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit të Kuvendit z. GRAMOZ RUÇI

 

ANULLONI ZGJEDHJET PARLAMENTARE 25 PRILL 2021, DHE TËRRISNI ZGJEDHJE TË REJA PARLAMENTARE!

 

0 have signed. Let’s get to 100!
At 100 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!