Rivlersim i figures se VANGEL TOCI-t

0 hanno firmato. Arriviamo a 200.


Ftojmë intelektualët dhe qytetarët durrsakë dhe të të gjithë vendit të nënshkruajnë PETICIONIN e mëposhtëm për rivlerësimin e figurës së arkeologut të shquar durrsak VANGJEL TOÇI.

 

P E T I C I O N

Këshillit të Ministrave, personalisht Kryeministrit, z. Edi Rama,
Ministrisë së Kulturës,
Këshillit bashkiak të Durrësit,
Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako,

Durrësi është qyteti më i vjetër në Shqipëri me një histori të pandërprerrë 2700-vjeçare, i dyti për nga numri i popullsisë dhe nga rëndësia ekonomike e social-kulturore pas Tiranës, qyteti më i rëndësishëm turistik i vendit, ku koha moderne ndërthuret natyrshëm me lashtësinë dhe mesjetën, ku shekujt kanë lënë secili gjurmët e tyre të pashlyeshme. Përmendim ndër to Amfiteatrin e periudhës romake (shek. I-II), sitin arkeologjik të quajtur Termat romake, Muret mbrojtëse mesjetare (shek. VI), Forumin Bizantin në qendër të qytetit, Torrën mesjetare veneciane, Vilën mbretërore, pallatin e kulturës “A. Moisiu” dhe shumë monumente të tjera të lashta e të reja.
Shumë nga gjurmët e zbuluara nga lashtësia mbajnë emrin e një njeriu të pasionuar e të përkushtuar, mjaft të njohur e të nderuar të këtij qyteti, Vangjel Toçi (1920 – 1999). Me punën e tij të pareshtur ai themeloi bibliotekën e parë publike të qytetit të Durrësit (1945), Muzeun Arkeologjik (1951), Muzeun historik, Atelienë e Monumenteve të kulturës, rizbuloi mozaikun e famshëm “Bukuroshja e Durrësit” (1959), zbuloi Amfiteatrin (1966) dhe kishën me mozaikët e paçmueshëm muralë të saj në një nga galeritë e këtij amfiteatri, Forumin Bizantin, mozaikun bardhë e zi me kalin e detit, nxori në dritë objekte të panumërta arkeologjike, zbuloi dhe botoi qindra emra ilirë, ka lënë një trashëgimi prej rreth 20. 000 (njëzet mijë) faqesh botime e dorëshkrime. Ka qenë fitues i Çmimit të Republikës (1970). Është i njohur në rrethet shkencore akademike kombëtare e ndërkombëtare me botimet e tij, të cilave u referohen edhe arkeologët më të shquar bashkëkohorë.
Turistë të panumërt vijnë në Shqipëri e vëçanërisht në Durrës për të vizituar pikërisht këto monumente të lashtësisë, Amfiteatrin, mozaikët në kapelën bizantine në galeritë e tij, Termat romake nën pallatin e kulturës “A. Moisiu”, Forumin bizantin, Muzeun Arkeologjik me mijëra e mijëra objekte të lashta. Qytetarët durrsakë në veçanti, vendas e të ardhur, por edhe i gjithë vendi ynë, Shqipëria, bizneset e shumta që kanë në qendër të veprimtarisë së tyre turizmin, krenohen me këto monumente të kulturës sonë kombëtare, përfitojnë prej tyre të mira materiale, dhe shumë vetë mbajnë emrat e publikuar prej tij, por për personin që i zbuloi e i nxori në dritë, arkeologun e shquar prof. Vangjel Toçin nuk kujtohet askush. Vetëm në prill të këtij viti emri i tij iu vu një rrugice në krah të Amfiteatrit.
Nëpërmjet këtij Peticioni ju drejtohemi juve në emër të intelektualëve e qytetarëve durrsakë, e jo vetëm, që të rivleresohet figura e arkeologut VANGJEL TOÇI, si simbol qytetar i përkushtimit e pasionit të paepur në zbulimin dhe ruajtjen e vlerave arkeologjike të këtij qyteti dhe të bëni të mundur:
1. Ngritjen e një përmendoreje (të çfarëdo forme qoftë) në oborrin e ndërtesës së Muzeut Arkeologjik ose edhe në një vend tjetër publik të dukshëm, për të cilën duhet të kontribuojnë financiarisht sipas mundësive, edhe agjencitë e bizneset turistike;
2. Muzeut Arkeologjik të qytetit të Durrësit t’i vihet emri: Muzeu Arkeologjik “Vangjel Toçi”.

Nënshkruesit:
Edgar Frashëri
Thoma Qendro
(vazhdon lista e emrave)



Oggi: Edgar conta su di te

Edgar Frasheri ha bisogno del tuo aiuto con la petizione "Keshillit te Ministrave: Rivlersim i figures se VANGEL TOCI-t". Unisciti con Edgar ed 132 sostenitori più oggi.