Të hiqen taksat e karburantit

Të hiqen taksat e karburantit

842 have signed. Let’s get to 1,000!
Started
Petition to
Keshillit te Ministrave and

Why this petition matters

Started by cmimi naftës

Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve në rajon me një mesatare që shkon deri në mbi 30% më shtrenjtë nga vendet e tjera. Vetëm përgjatë tre ditëve të fundit, çmimi i naftës është rritur tre herë. nga 193 lek, vajti në 210 lek dhe më ditën e sotme 240 lek. Përveçse kjo manovër e rritjes së çmimeve nga ana e tregëtarëve të karburanteve duket abuzive, nga ana tjetër qeveria nuk ka parashkuar një masë rregullatore për të mbrojtur konsumatorin duke i kërkuar kompanive të karburanteve rritjen e rezervave  dhe rishikimin e çmimit jo më herët se 14 ditë pas ndryshimit të fundit. Pa përmendur rritjen e gazit që rëndon ngrohjen e popullsisë më të varfër, por gjithashtu rritja e karburanteve ka krijuar precedent edhe për artikujt e tjerë të shportës duke lënë të pambrojtur shtresat në nevojë dhe pensionistët. 

Përsa më sipër, i bëjmë thirrje qeverisë dhe i kërkojmë:

-Kontrollin sa më parë të tregut për të shmangur abuzimet.

-Heqjen e disa taksave të karburanteve me qëllim lehtësimin e konsumatorëve

-Subvencionimin e rritjes së çmimeve për produktet e shportës për familjet më në nevojë

Mos plotësimi i kërkesave do pasohet nga reagimet qytetare në protesta

842 have signed. Let’s get to 1,000!