Stop Skavica! Ndal mbytjes se Dibres se Skenderbeut!

Stop Skavica! Ndal mbytjes se Dibres se Skenderbeut!

Kur te fundoset lugina e Dibres dhe malet ku ka jetuar dhe luftuar Skenderbeu te kthehen ne nje shkretetire me mjegull, ky vend humbet identitetin e tij dhe per nje dekade sdo ngelet asnje gjurme historike dhe njerzore nga Arberia! Do humbasin toponimetPalpus-i; Diçane-t; Poptesh/e-ja; Varri i Ballabanit; Kroi Tanzot; Gjardhni; Thana e Skënderbeut; Troja; Qafë Kisha; Gjuri i Zermit; Gjuri i Drekës; Sofra e Skënderbeut; Vneshtë; Udha e Pazarit; Udha e Dali Pashës; 12 Lamat; Skepi i Trojës etj.etj. Në Sinën e Poshtme përmendim toponimet: Xhiteti; Troja; Topojani; Kroji i Buzhelit; Hambarët e Skënderbeut; Lisi i Majër; Kisha në Cimidhej; Kroji i Cimidhej; Vajmëdhej; Kepi i Harlecit; Gjurt’ e Armëve; Rrafshja e Topit; etj. etj.Në hyrje të fshatit ndodhet Kepi i Xhitetit , porta hyrëse në kështjellën natyrore Çidhën dhe në afërsi të tij ndodhen Kepi i Matjes, Gjuri i Skënderbeut, Pusi i Skënderbeut; Gjuri i Shkrepses; Tërdof-i; Shteku i Mçeftë; Lugju i Vojt; Vorret e Cullve; Shashar-i. Më tutje, për nga veriu, ndodhet Vajmadhja (sipërfaqja rreth 10 ha në mes të së cilës ndodhet Guri i Skënderbeut me përmasat e një shtëpie. Mbi këtë shkëmb gjendet gjurma e patkoit të kalit me diametër 14 cm). Në majë të Kepi i Xhitetit, ndodhen shenjat e një fortifikimi i cili sipas A. Bungurit “… është rifortifikuar në shek V-VI…si një ndër 32 kështjellat e ndërtuara nga Justiniani…” Kepi i Xhitetit është vendi ku filloi kasaphana e Sulltan Mehmetit II në gusht 1466. Pikërisht për këtë ngjarje të dhimbshme historike, Këshilli i Qarkut Dibër me propozim të Muzeut Historik Dibër, ndërtoi një mural në respekt të dhimbjes për mijëra jetë dibranësh që masakroi Sulltani.
Më në thellësi, ndodhet fshati Çidhën i cili u përmend më sipër. Duke ecur nga Kepi i Xhitetit drejt fshatit Çidhën, njihemi me Varri i Jovanit; Fushë Bani; Fusha e Mosdonës; Vilësat; Matrangat; Shkopinjtë e Kaurrit; Kepi i Halecit; Zgjërgj-a; She-u; Rrafshja e Topit; Trojësa; Kalaja e Skënderbeut në Qafë Kala; Pusi i Dukës; Vneshtët e Kolës; Pashajs; Gjelgjueri; Kroi i Madh; etj etj. Në këtë fshat ndodhen sot rrënojat e disa kishave: Kisha në fund të Fushës; Kisha afër Varrit të Jovanit; afër Kodër Kishë; Kisha në Shëmërtajth; Shën Gjoni; Shën N’kolli; Kisha tek Ruset; Kisha në Kodër Pshajme dhe Kisha në Domark.Në Dibër të Poshtme, në Kastriot, Çidhën apo Muhurr toponimet qëndrojnë pranë e pranë dhe formojnë një “ansambël” toponimik-historik. Le ti përmendim disa prej tyre: Kastriot, Kuke, Trojë, Përroi i Kastriotit, Përroi i Kuke, Mulliri i Kastriotit (!) në Kastriot. Më në veri të Trojës, ndodhen shumë toponime të tjera. Aty gjenden: Kulla e Gjonit, Kalaja e Gjonit, Kodra e Gështenjës. Më tutje ndodhen: Pusi i Gjonit; Kopështi i Gjonit . Në vazhdë të toponimeve të këtij fshati, kemi: Ogradja e Gjonit (rreth 5 dynim); Kodra e Shamatës; Guri i Luftës; Tre Gjurthi; Kodra Kaluer; Gurët e Kazanave; Kishasi; Varret e Kaurrve(!); Kisha e Shën Ilias; Përroi i Shën Ilias; Çeliasi; Kisha në Çelias; Muresa; Kodra e Pareve etj.etj. Të gjithë zonat shqiptare kanë toponime që lidhen me Skënderbeun, kush një e kush dy a tre, por në Dibër të Poshtme ndryshon puna: NË NJË SIPËRFAQE PREJ 100 KM KATRORE NDODHEN: dy Mazrekat ( e Epërmja dhe e Poshtëmja); Gardhi i Poshtëm; Sina; Çidhna (Kidina-Kina-Kethinja); Ass-Has-Hasaj; Kastrioti; Kuket; Kulla e Gjonit; Kalaja e Gjonit; Pusi i Gjonit; Volesa (Terra+Voles= Torvioll); Këtu u zhvillua Masakra e Çidhnës (1466) dhe jo tjetërkund; këtu u zhvilluan 19 beteja në mes forcave të Skënderbeut dhe ordive osmane…etj. Per shkak te demeve te pariparueshme qe Skavica shkakton, ky hidrocentral nuk u ndertua as gjate komunizmit as me pas ndersa tani qeveria Shqiptare pa bere transparence, pa marre parasysh demet po vazhdon me projektin sikur te behej fjale per nje shkretetire pa vlere!
The Skavica hydropower plant will destroy Dibra as we know it! The region reknown for its history, abundant with folkloric riches and an ecosystem complete on its own, will soon be flooded whereas the areas near the flooded river, will soon be abandoned en masse because the land will no longer support their livelihoods! Due to the changes to the ecosystem that the lake will cause, the rich lands of Dibra, known for its produce and fruits throughout the country will become a desert of fog! In these lands once lived and fought the Albanian national hero Skenderbej and his family. The toponyms related to his family continue to this day to be used by the locals, mentioned in detail above. Not only with ottomans, the Dibrans fought different invadors and often their houses were burned to the ground, however they were able to rebound each time being a resilient, resourceful, brave and clever people! What about now, how can they protect their legacy, the land inherited by their forefathers, when their own government is trying to flood them, never to be mentioned again! What's to lose is clear, not only for the Dibrans but the whole Albanian nation however what's to gain from this project, no one knows as there is zero transparency related to this project and never until now have the real owners of the land been asked or consulted!