Petition Closed

Poeti Ardi Omeri në rrezik për jetën. Apel për lirimin e tij.

This petition had 1,709 supporters


The Poet Ardi Omeri -  at risk for his life.  Appeal for his release from prison.

 

To: The President of Albania, Mr. Bujar Nishani.

To: The Minister of Justice:  Mr. Nasip Naço

 

 

The poet Ardi Omeri is charged with one year imprisonment in Rogozhine city. The cause for his conviction was the defect of his car while he was giving a friendly ride to two Italian citizens, who were in Albania for tourism. The Italian tourist, who was sitting at the back seat, ignored to put the seatbelt on and as a sequence broke her foot. Poet Omeri was not driving over the speed limit nor was he under the influence of the alcohol. The traffic police present at the accident did not consider it an impair driving and did not charge the driver. Even the prosecutor K. Ajazi declared him innocent.  From the car expertise the defect was the rupture of the head of the parallel bar, the left side.

After six months the same prosecutor authorizes to sequestrate his car and the driver’s license. In order for the prosecutor  K. Ajazi to overrule  his own decision and charge the poet Omeri with imprisonment, he invalidated the governmental expertise  and called a private expertise. All this because the poet Omeri did not have a “conversation” with him.  The appeal was upheld and the poet Omeri, who suffers from a severe illness, as per the Albanian and Italian medical documents, is put in a jail where he cannot get cured.  The prison hospital doesn’t have the funds or the infrastructure to cure him. Ardi has been very sick.  As per the medical documents issued by the American Hospital in Albania, if he doesn’t get his medications he’ll lose his life.

It is the first time that a person gets charged with imprisonment for an accident of this kind, and it is the absolute first case that a sick person is put in a hardship situation of this sort and left to suffer.  The Association of the Intellectuals of Durres and The Writers League of Durres have requested to let the poet Omeri free, but the government has chosen to remain silent and not do anything. Even the letters that were sent directly to the President of Albania, Mr. Nishani and the Minister Naço have fallen into a deaf ear.

If he continues to remain locked in a prison cell under such horrible conditions, without medications or medical attention, the artist and poet Omeri will die.

Do not kill the poets!

Do not kill the free voice of the Albanian conscience and culture.

The 21st of September, the day of the “100 thousands poets for change” will appeal the unparalleled case of the charge and imprisonment of the artist and poet Ardi Omeri.

Free the poet and let him sing free like his muse and pure soul.

 

 

 

Poeti Ardi Omeri në rrezik për jetën. Apel për lirimin e tij.


Drejtuar: Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani.
Ministrit të Drejtësisë :  Z Nasip Naço


Poeti Ardi Omeri burgoset me një vit burg në Rrogozhinë. Shkaku i dënimit të tij është difekti i makinës gjatë shoqërimit me dashamirësi të dy shtetaseve italiane, të ardhura për turizëm në Shqipëri, ku për pasojë një nga turistet, e cila qëndronte në sedilen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe si rrjedhim përplasi kërcirin te plastika mes dy sedileve duke thyer këmbën. Policia rrugore e pranishme në aksident nuk e quajti shkelje këtë ngjarje pasi konstatoi se shoqëruesi i tyre, konkretisht poeti Omeri, nuk ishte nën efektin e alkolit dhe për këtë rast as e ndaloi dhe as e gjobiti atë. Edhe prokurori K. Ajazi e deklaroi të pafajshëm. Ekspertiza nxori si defekt këputjen e kokës së zbarrës së paralelit, krahu i majtë. Pas gjashtë muajsh prokurori, edhe pse i njëjti, autorizoi desekuestrimin e mjetit dhe të lejes së qarkullimit. Më vonë rrëzoi Ekspertizën shtetërore dhe konsideroi ekspertizën private. Prokurori i shtetit K. Ajazi për ta kaluar nga neni 290 ne 290/2 që dënon me burg përdori ekspertë privatë. Kjo sepse poeti Omeri nuk "bashkëbisedoi" me të . Aktualisht gjykata e apelit nuk e uli dënimin dhe nuk pranoi asnjë lehtësi edhe pse shume raporte mjeko-ligjore italiane dhe shqiptare vërtetojnë shumë sëmundje, deri edhe gjendra kanceroze për të cilat spitali amerikan ka shkruar: nëse nuk vazhdon kurat pacienti humbet jeten. Ardi ka qenë shumë sëmurë. Spitali i burgut nuk kishte fonde dhe infrastrukturë për ta kuruar. Në burgun e Rrogozhinës edhe ilaçet duhet t'i bleje vetë. Eshte rasti i parë që një ngjarje aksidentale e tillë dënohet me burg dhe në mënyrë absolute i pari rast, që një i sëmurë në këtë gjendje lihet të vuajë. Edhe njoftimet e dërguara tek Presidenti Republikës, Z Nishani apo ministrit Naço, nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Shoqatat e Intelektualëve Durrsakë, Lidhja e Shkrimtarëve të Durrësit, kanë dërguar kërkesa për falje, por nga qeveria ka pasur vetëm heshtje dhe asnjë rezultat . Aleksandër Çipi po merret me një shkrim për këtë ngjarje, por edhe TV - A1 report ka përgatitur një speciale për këtë rast. Një apel i është dërguar dhe deputetëve të Kuvendit Popullor, por deri tani asnjë iniciativë konkrete. Disa justifikohen me pushimet e gushtit e shumica heshtin. Qëndrimi i mëtejshëm në qelinë e burgut dhe moskrijimi i kushteve më minimale për sëmundjen e tij, po e çon poetin drejt vdekjes.
Mos i vrisni poetët!
Mos e vrisni zërin e lirë të ndërgjegjies dhe kulturës shqiptare!
21 – Shtatori, si dita e zhvillimit të eventit “ 100- mijë poetë për Ndryshim” do të ketë për apel rastin e pashembullt të dënimit dhe burgosjes së artistit dhe poetit Ardi Omeri.
Lirojeni poetin dhe lëreni të këndojë i lirë si vetë muza dhe shpirti i pastër i tj.



Today: Agron is counting on you

Agron shele needs your help with “Galaktika Poetike " ATUNIS": Poeti Ardi Omeri në rrezik për jetën. Apel për lirimin e tij.”. Join Agron and 1,708 supporters today.