Kryeministër, mos harroni guidat kombëtare/profesionet e lira!

Kryeministër, mos harroni guidat kombëtare/profesionet e lira!

Started
April 2, 2020
Petition to
Victory
This petition made change with 884 supporters!

Why this petition matters

Started by Ina Havaraj

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga masat shtrënguese për luftimin e COVID-19. Duhet të ishim në prag të kulmit të sezonit turistik, por po përballemi vetëm me anullime e ndërsa luftës nuk po i duket fundi, ky është vetëm fillimi i problemeve për aktivitetin tonë.

Ndërkohë që kemi besim se biznese me më shumë punojës (operatorët turistikë, bizneset e hotelerisë/transportit) do të mbështeten financiarisht në humbjet e tyre, rrezikoni të lini pas nji hallkë të pavarur të turizmit në Shqipëri: guidat.
Profesioni ynë është i lirë (freelance), Drejtoria e Tatimeve na njeh si “biznes i vogël me nji të punësuar”. Nuk kemi dëgjuar deri më tani të na përmendni në skemat e mbështetjes financiare, aq më pak të ketë një plan kompensimi specifikisht për profesionet e lira. Turizmi ende nuk është shpallur si aktivitet i bllokuar nga qeveria – përse?

Puna me grupe turistike dhe aktiviteti i shumicës prej nesh është i tillë që ofron punësim vetëm përgjatë një pjese të vitit, kryesisht gjatë muajve prill – tetor, ndaj mund ta imagjinoni si po e prisnim pranverën për të rifilluar punë. Shpresojmë se kjo situatë do të marrë fund sa më shpejt, ndërkohë presim që gjatë planifikimit të mëtejshëm të shpërndarjes së ndihmës financiare  të mendoni dhe për ne dhe të marrim një mbështetje të drejtë për humbjet tona këtë periudhë.

Victory

This petition made change with 884 supporters!

Share this petition