E duam Shqipërinë e pastër! - Stop incineratorit të Fierit!

0 have signed. Let’s get to 1,000!


Ajri, lumi, deti, toka janë pak si shumë pis në këtë vend të bukur.  Duam ti pastrojmë, duam të jetojmë në një vend të pastër.

Z. Edi Rama edhe ne e dimë sikundër edhe ju që të bëhet Shqipëria e pastër duhet të prodhojmë sa më pak mbetje, duke filluar nga shtëpitë tona. Mbetjet që prodhojmë duhet ti ripërdorim sa të jetë e mundur. Ato që nuk i ripërdorim ti kompostojmë e ti bëjmë pleh për bujqësinë, apo ti riciklojmë duke i kthyer sërish në materiale të dobishme. Nëse përsëri mbeten akoma mbetje, i përdorim ato për të prodhuar energji  duke i djegur me temperature të larta. E c’ngelet nga gjithë kjo rrugë kalon në landfill. Kështu e shkruan edhe ligji Shqiptar edhe direktiva e Bashkimit Europian.

Z. Edi Rama ne nuk mund të shpikim një gjë që nuk e ka provuar asnjë vend në botë, duke investuar për të djegur 100% të mbetjeve urbane që prodhojmë. Shqipëria e bekuar plotë me ujë e ndricim diellor nuk ka nevojë për energjinë super të shtrenjtë nga djegja e mbetjeve, shoqëruar edhe me ndotjen e pashmangshme të ajrit, ujrave e tokës së këtij vendi.

Z. Edi Rama ji Europian i vërtetë, firmos për stopimin e menjëhershëm të finacimit për djegjen e mbetjeve në incineratorin e Fierit që ka filluar të ndërtohet. I kaloni këto fonde për riciklim të mbetjeve. Ji Europian.

Ja dhe firma ime në mbështetje të firmës tënde Stop incineratorit të Fierit!



Today: Aleanca Kundër Importit të Plehrave - AKIP is counting on you

Aleanca Kundër Importit të Plehrave - AKIP needs your help with “Edi Rama: E duam Shqipërinë e pastër! - Stop incineratori të Fierit!”. Join Aleanca Kundër Importit të Plehrave - AKIP and 573 supporters today.