Petition Closed
Petitioning His Excellency the Prime Minister of Albania, Mr. Sali Berisha and 2 others
This petition will be delivered to:
His Excellency the Prime Minister of Albania, Mr. Sali Berisha
His Excellency the President of Republic of Albania. Mr. Bujar Nishani
Her excellency the Minister of European Integration, Ms. Majlinda Bregu

DUA NJË SHQIPËRI TË SHEKULLIT TË 21-TË: STOP MASAKRES!

The Primer Minister of Albania has ordered the slaughter of 2000 animals for the celebrations of Albania 100 years of independence. We are in the 21st century and this order anchors Albania in the last millenium, when Albania was not yet independent...


Letter to
His Excellency the Prime Minister of Albania, Mr. Sali Berisha
His Excellency the President of Republic of Albania. Mr. Bujar Nishani
Her excellency the Minister of European Integration, Ms. Majlinda Bregu
100 vjetori i pavarësisë është shumë pranë dhe ne po shohim përgatitjen e shumë aktiviteteve festive. Jemi të lumtur të festojmë një datë kaq të rëndësishme dhe vlerësojmë të gjitha përpjekjet për ta bërë këtë përvjetor një ngjarje të paharruar. Kjo është një kohë kur cdo shqiptar duhet të kujtojë të kaluarën, të reflektojë mbi mësimet e nxjerra nga historia dhe, si qytetar, të përkushtohet për të ndërtuar një të ardhme më të bukur, të begatë, të civilizuar dhe dinjitoze për vendin. Por prej pak kohësh nëpër media po qarkullon një urdhër i pazakontë i Kryeministrit. Sipas këtij urdhri, duhet të merren masa për therjen e 1000 deshëve dhe 1000 qengjave. Mishi i kafshëve do t’iu shërbehet (apo shitet?) qytetarëve të Tiranës që do të festojnë përvjetorin e pavarësisë. Kjo do të ishte një mënyrë shumë e papërshtatshme për të festuar. Ky urdhër e con Shqipërinë në shekullin e kaluar ose edhe më mbrapa në kohë. Shqipëria do të bëhej turpi dhe gazi i vendeve të Komunitetit Evropian, në të cilin ajo kaq shumë po përpiqet të bëjë pjesë. Therja në masë e kafshëvë të pafajshme për të festuar përvjetorin më të rëndësishëm kombëtar është mizore, e panevojshme dhe si praktikë, i përket një të shkuare të largët dhe barbare. Kjo nuk është mënyra se si unë dua të festoj përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë: unë dua ta ndaj këtë ngjarje të shënuar me fqinjët e mi Evropianë pa u turpëruar për vendin tim. Pak muaj më parë, një mbledhje e Qeverisë kërkoi marrjen e masave të forta për të ndëshkuar therjen e kafsheve nëpër rrugë dhe shkeljen e rregullave sanitare. Në atë mbledhje u përdor termi “Mesjetë”. Ne nuk duam ta dëgjojmë atë fjalë të përdoret përsëri për Shqipërinë. Kjo mund të shmanget. Ne duam të jemi krenarë për Shqipërinë. Ne duam një Shqipëri që i përket vërtet shekullit të 21-të dhe familjes së madhe Evropiane. Dhe kjo është ajo që duan për Shqipërinë edhe shumë të huaj që e kanë firmosur këtë peticion. Dëgjojini zërat tanë dhe të tyre. Ju kërkojmë që të urdhëroni që ato kafshë të pafajshme të mos vriten.

______________________
I WANT AN ALBANIA OF THE 21st CENTURY: STOP THE SLAUGHTER!
The 100th anniversary of independence is very close and we see all kinds of events and festivities being prepared. We are happy to celebrate such an important date and we appreciate all the efforts to have the most memorable celebrations. This is a time when every Albanian should remember the past, reflect over lessons learned from history, and as a citizen commit to work for a brighter, prosperous, civilized and dignified future of the country. However, an unusual order from the Prime Minister is circulating in the media recently. Instructions have been given to slaughter 1000 rams and 1000 lambs. The meat will be served (or sold?) to Tirana citizens celebrating the independence anniversary. This would be a very inappropriate way to celebrate such an event. This order anchors Albania to the last century or even further back in time. Albania would become the shame and laughing stock of the European community, in which it aspires to participate. Mass slaughtering of innocent animals to celebrate the most important national anniversary is cruel, unnecessary, and as a practice, belongs to a very distant barbaric past. This is not how I want to celebrate the independence anniversary of Albania: I want to share this date with my European neighbors without being ashamed of my country. Just months ago a Government meeting agreed to take strict measures to punish the slaughtering of animals on the streets and in violation of sanitary rules. The term “Medieval” was used. We do not want to hear that word used for Albania again. It can be avoided. We want to be proud of Albania. We want an Albania that truly belongs to the 21stcentury and to the big European family. And this is what many foreigners signing this petition want for Albania too. Listen to our and their voices. We urge you to order not to kill the innocent animals.