Të ndalohet rritja e paraparë prej 36.65% e tarifave të primës obligative TPL (sigurimit)
Të ndalohet rritja e paraparë prej 36.65% e tarifave të primës obligative TPL (sigurimit)

Konkludimet së fundi nga kompanit e sigurimit për rritje të tarifave ekzistuese TPL (sigurimi obligativ për vetura), dhe arsyetimi i tyre nga BQK - Banka Qendrore e Kosovës, është mjaftë shqetësues për të gjithë ata që paguajn një sigurim të till.
- Rritja e parashikuar prej 36.65% nga ajo aktuale, që ishte me bonus malus nga 5% zbritje në sigurimin e ardhshëm si shpërblim ndaj pronarëve që nuk kan pësuar aksiden, kjo rritje e dëmton të siguruarin në mënyrë financiar.
- Aktualisht edhe sigurimet si të tilla janë jo të arsyeshme, duke pas parasysh faktin që nëse dëshiron të posedosh sigurim Kasko, qoftë të pjesshëm apo ate të plotë, prap je i obliguar ta realizosh edhe sigurimin e thjesht TPL , pra 2 pagesa, 2 sigurime, 2 herë i dëmtuar.
- Mos zgjidhja e qështjes së kartonit të gjelbërt që paguhet ndaras është e papranueshme.
Përfundimi: Çdo rritje e tarifës së sigurimit obligativ TPL, nuk ndikon asgjë pozitive tek i siguruari, përveq përfitimeve të kompanive të sigurimit.
Populli i Kosovës nuk e ka barë dhe nuk do ta ketë, bankrotimin e kompanive të sigurimit, e aq më tepër ti financoj ato edhe pse të dëmtuarit nuk kompenzohen për dëmet e marrura.