Dr. Shefqet Krasniqi të rikthehet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës

0 have signed. Let’s get to 7,500!


BIK, tani është radha juaj!

Asht një pohim në ushtri që thotë "degradimi është ma i randë se vdekja". Nëse paralelen e njëjtë do ta tërhiqnim në rrafshin fetar, për një hoxhë do të mund të thuhej "largimi nga xhamia është ma i randë se vdekja".

Sikur një ushtarak që është i lidhur ngusht me përgjegjësitë dhe vartësit e tij në një pozitë të caktuar, ashtu dhe bile edhe më shumë, hoxha i përkushtuem në xhami, asht i lidhun shpirtnisht me misionin dhe xhematin e tij.

Janë ba katër vite pa dy muaj qysh kur Bashkësia Islame e Kosovës zyrtarisht e pati shkarkue nga detyra hoxhën tonë të dashtun, profesorin e respektuem te shumë studentëve, imamin e pëlqyer të shumë besimtarëve, efendiun Dr. Shefqet Krasniqi.

Ishin vite të errëta ato, mbi BIK-un ushtrohej trysni e pamëshirshme nga halucë gazetarucë, si dhe institucionet shtetnore morën rolin e zëdhënësve të djallit. BIK-u u dorëzue, pranoi Dr. Shefqën me shkarkue.

Sot, gjanat drastikisht kanë ndryshue. Sot terrorizmin e përmendin vetëm OJQ-të që vjelin fonde prej ndërkombëtarëve. Rrëziku kataklizmik, imagjinar e hipotetik prej ISIS-it, i pandehur ndër ato vite asht zbeh deri në shuarje. Bota asht mobilizue karshi krizës së ngrohjes globale. Njerëzit janë ba më të nevojshëm se kurrë për përkujtim të vlerave të venituna të njerëzillëkut.

Sot, mbas gjithë maskaradës së institucioneve të drejtësisë, tentime boshe, shpërthime emocionesh e urrejtjesh personale, asht ba e qartë botënisht se Dr. Shefqet Krasniqi ishte bilur i pastër nga të gjitha aktakuzat. U shpall i pafajshëm disa herë radhazi. Drejtësia e bani dhe foli të veten.

Sot, topi i përgjegjësisë gjendet në duart e Myftinisë, më specifikisht në duar të Myftiut Tërnava. Ky është një rast i përkryer që Myftiu të shfaq dëshmi bindëse për vendosmërinë e rizgjedhjes në atë post për pesë vitet tjera. Dëshmi kjo që merr në konsideratë kërkesat, hallet, dhe idetë e besimtarëve ndaj të cilëve Myftiu Tërnava udhëheq dhe i përfaqëson.

Sot, bashkrisht me shumë besimtarë tjerë, me të cilët jemi konsultuar ditëve të fundit, e konsiderojmë si pritshmëni reale dhe fort të kënaqshme nji vendim të gëzueshëm, atë të rikthimit të Dr. Shefqet Krasniqit që ta ushtroj detyrën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Aty ku ai u ka munguar për plot katër vite besimtarëve që prisnin krejt entusiazëm takimin me të. Prej ligjeratave të Tefsirit të mërkurave, deri tek Hutbet e Xhumave të premteve.

Sot, me këtë shkrim shënjojmë ditën e fillimit të një fushate mobilizuese me këtë kërkesë shumë legjitime, dhe bile pak të vonuar. Do t'përpiqemi me shumë besimtarë tjerë të bëjmë të pamundurën që zani ynë të mbërrijë tek Myftiu dhe mbarë bordi i BIK-ut. Me këtë peticion synojmë që t'arsyetojmë e t'argumentojmë shkathtësisht validitetin e një nevoje të shpejtë për vendimarrje. Do t'gjendemi n'gatishmëni për t'bashkëpunue afër me BIK-un, me Myftiun, dhe me këdo që vlerëson se një koordinim më i theksuar dhe përafërim të mendimit do t’i kontribuonin interesit të mbarë komunitetit tonë.

Prandaj, ftoheni të i bashkangjiteni inicijativës. Shpërndaje peticionin ndër shokë e shoqe në rrjetet sociale, posto një nga fotot e fushatës, në Facebook e Twitter përdor hashtag-un #BIKtaniEshteRadhaJuaj, si dhe përcillni aktivitetet në ditët n'vijim, për ta përkrahur e për ta shtyrë para kauzën, për Xhaminë e Madhe n'Prishtinë, për hoxhën tonë, për ne.

Sinqerisht,
Besimtarët dhe besimtaret



Today: Arian is counting on you

Arian Xhezairi needs your help with “BIK: Dr. Shefqet Krasniqi të rikthehet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës”. Join Arian and 6,057 supporters today.