Kundër ndarjes së taksës televizive për televizionet private

0 have signed. Let’s get to 500!


Pronarët e gjashtë televizioneve private kryesore në Shqipëri, kanë ngritur zërin njëherazi për të përfituar nga fondet publike të Republikës së Shqipërisë.

E propozuar nga Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare nën drejtimin e Aleksandër Frangaj pronar i TV Klan, iniciativa ka marrë përkrahjen e pronarëve të televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Vjollca Hoxhës nga Top Channel, Irfan Hysenbelliut nga News24, Carlo Bollino nga Report TV.

Projektligji i paprecedentë, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN synon ndarjen e fondit që mblidhet nga tarifa e aparatit televiziv gjysmë për gjysmë mes transmetuesit publik, RTSH dhe operatorëve privatë të cilët kanë në platformat e tyre edicione informative. Drafti i propozuar nga pronarët e mediave kërkon gjithashtu përjashtimin e transmetuesit publik nga tregu i reklamave me pagesë.

Çdo familje shqiptare paguan 1200 lekë në vit tarifë për aparatin marrës televiziv-e cila mblidhet bashkë me faturën e energjisë dhe ka shërbyer për financimin e Radio-Televizionit Shqiptar përgjatë dy dekadave të fundit. Të ardhurat e RTSH-së nga kjo tarifë për vitin 2017 kapën vlerën e 1.18 miliardë lekëve [9.2 milionë euro].

Devijimi i kësaj tarife nga transmetuesi publik në një fond të financimit të transmetimeve qëndron në zemër të draftit, i cili parashikon me tej edhe ndarjen e parave.

“Pesëdhjetë për qind e shumës së përgjithshme të të ardhurave të mbledhura nga tarifa e përdorimit të aparateve televizive do të përdoret për aktivitetin vjetor të RTSH-së, ndërsa 20 për qind…do të përdoret nga RTSH-ja për pajisjen me aparate marrës (dekodera) për publikun,” thuhet në projektligj.

“Tridhjetë për qind e shumës së përgjithshme të të ardhurave… shkon për mbështetjen e televizioneve private të licensuara për transmetime analoge të mbështetura në gazetari, si dhe për transmetimin e reklamave sensibilizuese për publikun,” shtohet aty. Televizionet private synojnë të marrin edhe 20 për qindëshin e parashikuar për dekodera pas përmbylljes së kalimit nga transmetimet analoge në ato dixhitale.

Përveç ndarjes përgjysmë të tarifës së paguar nga qytetarët shqiptarë mes transmetuesit publik dhe televizioneve private, drafti zbulon edhe dakordësinë mes pronarëve të medias për ndarjen e parave mes tyre.

Në paragrafin e dytë të nenin 131/2 parashikohet që 65 për qind e fondit të destinuar për mediat private do të ndahet mes televizioneve me program gjeneralist dhe 35 për qind e tij për televizionet informative analoge, të cilat në dy vitet e fundit “kanë transmetuar minimalisht 7 edicione të plota informative çdo ditë”.

Projektligji i propozuar nga pronarët e televizioneve private në Shqipëri nuk ngjason me asnjë model Europian të mbështetjes së medias me fonde publike. Shtete si Finlanda, Franca apo Gjermania ndjekin politika lehtësuese fiskale vetëm për shtypin e shkruar dhe në disa raste, japin mbështetje direkte financiare për segmentë të këtij biznesi  si shpërndarja apo gazeta të minoriteteve. I vetmi vend që mbështet media audivizive private është Italia, por përfitues të fondeve publike janë televizionet lokale ose ato që transmetojnë në gjuhën e minoriteteve.

Plani i pronarëve të medias për të përfituar gjysmën e fondeve publike është pritur me shqetësim nga Radio Televizioni Shqiptar, buxheti i të cilit pritet të përgjysmohet nëse ky draft miratohet. Opozita në Shqipëri është gjithashtu kritike, ndërkohë që përfaqësues të qeverisë dhe të mazhorancës kanë heshtur.

Përmes këtij peticioni i bëjmë thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Parlamentit të Republikës, Presidencës dhe Kryeministritë të mos përkrahin dhe mos të vijojnë këtë rast të paprecentë. Dëmtim njëherazi për arkën e shtetit por edhe RadioTelevizionit Shqiptar, i cili më në fund pas shumë vitesh po sheh një përparim të dukshëm në shumë pak kohë.

NJË PJESË E MATERIALIT ËSHTË E DREJTË EDITORIALE E BIRN ALBANIA.

 



Today: IMA - InfoMedia Albania is counting on you

IMA - InfoMedia Albania needs your help with “AMA - Autoriteti i Mediave Audiovizive: Kundër ndarjes së taksës së RTSH për televizionet private”. Join IMA - InfoMedia Albania and 259 supporters today.